Shqiptarja.com, dy vjet
në një treg “Far West”

Shqiptarja.com, dy vjet<br />në një treg “Far West”
Dy vjet më parë, një ekip shumë i kufizuar gazetarësh me përvojë nisi rrugëtimin për të publikuar një gazetë të re të përditshme, në një treg të tejmbushur, pa rregulla e norma, si ai i shtypit shqiptar. Emri u përzgjodh femëror, ndërkohë që si prapashtesë u përdor termi i teknologjisë moderne “.com”.

Në krye të dy viteve, mund të thuhet se ajo është konsoliduar, për një periudhë mjaft të shkurtër, duke u kthyer si pikë referimi për opinionin publik në vend e jashtë tij, po të nisesh nga rritja e shitjeve në tregun e print-it, me një trend të kundërt me shumicën e gazetave të tjera; nga rritja e shitjeve on-line dhe e klikimeve.

Lexuesi mund të mbajë mend edhe sot e kësaj dite tituj të bujshëm të gazetës në këtë periudhë, lidhur me përgjimet e opozitës e ambasadorëve nga Shërbimi Informativ Ushtarak, zbulimin e mosnjohjes së kufirit tokësor nga shteti grek, bllokimin e tenderit të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, ndryshimet e planifikuara të institucioneve kryesore të vendit nga qeveria Rama, gjyqet në Strasburg të vrasësve të Azem Hajdarit, etj.

Gazeta nuk ka qenë dhe nuk ka objektiv të jetë “në anën” e ndokujt, qoftë qeveri apo opozitë, por të gjejë e të japë informacion të plotë e të saktë, në shërbim të një lexuesi të gjerë dhe ky ka qenë çelësi i një suksesi të saj në treg ne një kohë të shkurtër.

Ndërkohë që shumëkush mendon se vetëm po të qendrosh në opozitë bëhesh interesant, Shqiptarja.com dëshmon se nuk është anësia politike ajo që garanton suksesin në tregun mediatik, por shërbimi ndaj qytetarit dhe paanshmëria politike.

Për më tepër, një plus ka qenë fakti që, ndryshe nga mjaft simotra të tjera, kjo gazetë nuk ka interesa biznesi me kompani ndërtimesh, etj, dhe për këtë arsye asaj nuk i ka munguar asnjë lajm, që të tjerët do ta fshihnin ose keqinterpretonin.

Duke u ndeshur me konkurrentë mjaft të fuqishëm financiarisht dhe nga burimet njerëzore, Shqiptarja.com sheh tani me kënaqësi të ketë zënë një vend të avancuar në sajë të punës, profesionalizmit dhe korrektesës, që është vlerësuar nga lexuesi.
 
Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit