Frymëzuar nga një satus në Twitter që thoshte : ‘Imagjino sikur burrave t’jua shpifte përdhunimi po aq sa cikli menstrual’, Elona Kastrati, 20 vjecarja shqiptare që jeton ne Gjermani, nisi një fushatë sensibilizuese për barazinë gjinore në rrugët e qytetit ku jeton, Karlsruhe.

Ajo zgjodhi ‘Ditën Ndërkombëtare të Grave’ për t’u dhënë një mësim të mirë të gjithë njerëzve duke shpërndarë mesazhe sensibilizuese në peceta higjienike, të cilat i afishoi në tabelat dhe rrugët kryesore.

“Nuk e di nëse është e ligjshme, por seriozisht që nuk më intereson, pasi janë shumë të lehta për t’u hequr”, shkroi ajo në Instagram.

“Po prisja për momentin e duhur dhe 8 marsi mu duk zgjedhja më e mirë,- tha ajo për The Huffington Post,- njerëzit në rrugë qëndruan, i panë dhe ranë në mendime. Doja t’i ndërgjegjësoja njerëzit për problemet, doja të provokoja.” Mesazhet e saj i kanë kaluar prej kohësh kufijtë e Karlsruhes dhe tashmë ajo është sensacion në internet. “Nuk mendoja që do të merrja kaq famë. Doja vetëm të provokoja njerëzit e këtij qyteti, pasi këtu ka shumë seksizëm”.

Klikoni këtu për të ndjekur feministen shqiptare në instagram. 

elona kastrati
elona kastrati
elona kastrati
elona kastrati
















Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)