Shqipëria në vend-numëro në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon një tjetër rekord

Shqipëria në vend-numëro në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon një tjetër rekord

Shqipëria mbetet në vendnumëro në renditjen e FIFA-s për muajin shtator. Kombëtarja mban vendin e 64-të në FIFA në renditjen e publikuar ditën e sotme nga institucioni më i lartë i futbollit në Botë. Ekipi i drejtuar nga Edy Reja as ka fituar por as nuk ka humbur pozicion krahasuar me renditjen e fundit. Gjatë kësaj periudhe  Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020 ku humbi me Francën 4-1 dhe fitoi 4-2 ndaj Islandës. Turqia rivali direkt në grupin tonë kualifikues dhe rivali i muajit tetor mban vendin e 36-të. 

Kosova vijon ngjitjen në FIFA dhe arrin pozicionimin më të mirë që mund të ketë pasur ndonjëherë në FIFA duke vendosur një rekord të ri. Dardanët mbajnë vendin e 119-të duke fituar një pozicion krahasuar me muajin e fundit. Në shtator Kosova mposhti 2-1 Çekinë dhe u mposht 5-3 nga Anglia.

Belgjika kryeson renditjen e FIFA-s me 1752 pikë e ndjekur nga Franca që ka fituar një pozicion dhe në vend të tretë është Brazili që ka zbritur me një pozicion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit