SHQUP-i një ditë pas firmës së
Nishanit, Gjunkshi: Jemi kundë

SHQUP-i një ditë pas firmës së<br />Nishanit, Gjunkshi: Jemi kundë
TIRANE- Aktivitetet në Shtëpinë Qendrorë të Ushtrisë vazhdojnë normalisht. Hyrje-daljet e administratës, prania e ushtarakëve, asgjë nuk ka ndryshuar nga lëvizjet e përditshme aty, ndërsa shumë shpejt, pritet që të zhvendoset selia e Partisë Demokratike.
 
Muaji shtator ka shënuar gjithmonë edhe fillimin e dhjetëra kurseve që zhvillohen për fëmijët e ushtarakëve e shumë të tjera, por ato nuk do të zhvillohen më.
 
I kontaktuar me telefon nga televizioni “A1 Report”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi, është shprehur, se nuk ka asgjë për të shtuar nga ato që ka shkruar në përgjigjen e tij drejtuar ministrisë së Mbrojtjes dhe se ato janë mendimi i tij.
 
Më 15 gusht, në një letër-përgjigje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Gjunkshi ritheksonte se ishte kundër ndryshimit të destinacionit të SHQUP-it, për arsye se, ajo është një ndër tri asetet themelore të burimeve të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
 
Gjunkshi rendiste në arsyet e tij për të mos firmosur edhe faktet se, në këtë qendër zhvillohen periodikisht aktivitete të nivelit të lartë në kuadër të NATO-s, si dhe zhvillohen aktivitete dhe kurse për fëmijët e ushtarakëve me fokus.
 
"Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e Planit të Vendosjes dhe Përfapjes së Forcave të Armatosura", përfundon letra e Gjunkshit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kullurit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit