Shtëpia e Hadërajve do të
restaurohet nga turqit

Shtëpia e Hadërajve do të<br />restaurohet nga turqit
Edhe pse është monument i Kategorisë II, shtëpia e Hadërajve nuk duhet të ishte në këtë gjendje që shihet në këtë fotografi. Rrëzimi i saj, që ndodhi tre ditë më parë, shkaktoi një gjendje alarmi në institucionet e shtetit. Degradimi erdhi si pasojë e një indiference 5-vjeçare, ku mediat herë pas here botonin gjendjen e rrezikuar të këtij monumenti. Ndërkohë, drejtuesja e re e Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës, Zhuljeta Harasani, ka bërë të ditur për mediat se pritet ndërhyrja e turqve. “Ndërhyrja do të bëhet përmes agjencisë tashmë të njohur për restaurimin e xhamive në vend, TICES”, tha ajo. Kjo do të jetë ndërhyrja e parë me stafin e ri të MK-së, por në Gjirokastër janë rreth 20 objekte, pjesa më e madhe Monumente Kulture të Kategorisë së parë, të cilat janë shembur ose janë në degradim të plotë. Nga ana tjetër, një nga problemet më të mëdha që kanë këto banesa, përfshi këtu edhe atë të Hadërajve është marrëdhënia e shtetit me pronarët ekzistues. Në pjesën më të madhe këto prona janë të braktisura nga vet ata, por siç shprehen specialistët e monumenteve nuk kanë munguar edhe rastet e dëmtimit prej tyre me qëllim të objektit për të hapur truallin, ose për ta përdorur për qëllime të ndryshme biznesi. Këto veprime vijnë edhe nga moszbatimi i ligjit mbi trashëgiminë dhe mungesa e korrektesës së institucioneve që mbrojnë trashëgiminë kulturore nga qendra dhe në rrethe.

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!