Një shtëpi lodër e fryrë fluturoi në një lartësi prej 50 metrash në qiell nga era teksa në të ishin dy fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeç. Ata janë lënduar rëndë pasi kanë rënë nga shtëpia lodër e fryrë në 15 metra lartësi.
Era ishte aq e fuqishme sa ka ngritur edhe dy fëmijët që ishin duke luajtur në shtëpinë e lodrës. Afër shtëpisë ka qenë dhe një vajzë e vogël, e cila është lënduar pak nga ngritja e shtëpisë së fryrë lodër.

Ngjarja ka ndodhur në New York. Një prej djemve zbarkoi në një makinë të parkuar ndërsa tjetri u ul në trotuar, të dy të lënduar rëndë.
Një djalë u hodh 30 ose 40 metra në verilindje mbi Ferry Boulevard, ndërsa djali tjetër rreth 20 metra në juglindje.

Një skenë ankthi dhe brutale ka përfshirë të gjithë zonën ndërsa shtëpia lodër e fryrë e markës lodër “Little Tikes” është rreth 10 metra gjerësi me 10 metra gjatësi. Ajo u gjet pas aksidentit nga policia në territorin e shkollës së mesme.
Një djalë pësoi trauma të rënda në kokë, ndërsa tjetri pësoi dy krahët e thyer si dhe plagosje në fytyrë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com