Shtang Guardiola: Është koha të jemi të bashkuar, qëndroj te City edhe nëse shkojmë në kategorinë e katërt (VIDEO)

Dënimi me dy vite përjashtim nga Champions League nuk do të ndikojë në stafin e Manchester City, raportojnë mediat në Angli. Sipas ‘The Sun’ trajneri Pep Guardiola, për të cilin menjëherë filluan spekullimet për largimin në drejtime të ndryshme, do të qëndrojë te ‘qytetarët’ me çfarëdo lloj çmimi.

Një ditë pas vendimit të UEFA-s, që ishte ditën e premte, klubi ka mbajtur një mbledhje ku ka folur edhe trajneri spanjoll. Mësohet se Guardiola me zë të lartë është shprehur: ‘Në çfarëdo lige të shkojmë nuk ka rëndësi, unë do të qëndroj këtu. Edhe nëse federata na dërgon në League Tëo unë do të jem këtu. Kjo është një periudhë kur duhet të qëndrojmë të bashkuar.”

Edhe shefi ekzekutiv i klubit raportohet të ketë ndërprerë një udhëtim për të marrë pjesë në mbledhje, teksa i ka premtuar stafit të skuadrës se gjithçka do të shkojë vendin e duhur. City siç është thënë më parë ka apeluar në CAS, aty ku pret një përgjigjje pozitive deri në heqjen e dënimit.

Sakaq siç raporton Sportsmail është mbajtur edhe një takim me lojtarët kryesorë të klubit, për ti bindur se Manchester City nuk do të ndalet. Stërling është i pari nga futbollistët kyç të skuadrës që nëpërmjet agjentit të tij ka dalë hapur pro qëndrimit te ‘citizines’. Për Stërling përflitej një interesim i fortë i Real Madrid, që mund të bëjë një ofertë deri në 150 mln euro.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë