Një nga problemet që njerëzit kanë me flokët është yndyra, e cila I bën ato të duken shëmtuar.
 
Shumë njerëz përdorin shampoo për të shmangur këtë problem por shpesh kjo mënyrë nuk funksionon.
 
Për ju po sjellim shtatë mënyra të thjeshta se si të shpëtoni nga flokët e yndyrshëm.
 
Shpëlani flokët me uthull
Uthulla, çaji dhe lëngu i limonit, të holluar në ujë ndihmojnë në zvogëlimin e yndyrës, sepse përmban thartirë tanine.
 
Qulli nga tërshëra për ta bërë maskën
Qulli i tërshërës është trajtim i shkëlqyeshëm për flokët e yndyrshme, sepse thith yndyrën nga rrënja.
 
Lyeni flokët
Boja për flokë është në kimikat i cili ngre flokët nga maja e kokës, gjë që pengon krijimin e yndyrës.
 
Bëni kaçurrela
Flokët kaçurrela pengojnë zgjerimin e zbokthit.
 
Kur flokët tuaj janë të rrafshëta, asgjë nuk mund të pengojë yndyrën natyrore që të rrëshqasë përgjatë flokëve.
 
Çaji i menexhikut
Çaji i menexhikut është i shkëlqyeshëm për flokë të yndyrshme, prandaj përdorni shampo dhe regjeneruesit të cilët përmbajnë ekstrakt të kësaj bime.
 
Lani flokët çdo dy ditë
Larja e shpeshtë me shampoo e shtreson yndyrën  gradualisht, sepse sa më shumë që të përdorni shampo, lëkura prodhon edhe më shumë yndyrë, prandaj lajini flokët një herë në dy ditë.
 
Pudër bebesh apo kakao
Pudra për bebe është opsioni më i mirë për vajzat që kanë flokë të shndritshme.
 
Vetëm hidheni në flokë dhe fërkoni në rrënjë dhe do të bindeni se si do ta thithë tepricën e yndyrës.
 
Në qoftë se keni flokë ngjyrë të errët, kryeni të njëjtin veprim bëjeni, por me kakao.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com