Shtatë skuadra vendase e të huaja do të shpalosin sot propozimet e tyre për projektim peisazhistik me fokus “Parku i besimit në Tiranë-Kopshte meditimi e soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, frymëzuar nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa qytetare”.

Qëllimi kryesor i këtij konkursi, sipas Atelie Albanias, është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime peisazhistike, që simbolizojnë vlerat kulturore që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)