KORÇË - Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj të arratirusve të burgut të Drenovës e mbajtur sot, ku të dënuarit kërkuan gjykim të shkurtuar. Në seancën e sotme munguan të dënuarit Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, të cilët nuk kishin pranuar të vinin, ndërsa i pranishëm ishte vetëm Artur Gora.

Ndërkohë nga bashkëpunëtorët të pranishëm ishin Olsian Maci , Albi Mancini , Ervis Lami , Bledian Deda, ndërsa mungoi vetëm Alfred Qefalia i cili sipas gjykatës është larguar për në Greqi.  

Pala mbrojtëse e të dënuarve kërkoi për klientët e tyre që të procedohet me gjykim të shkurtuar, pretendim ky që është pranuar edhe nga prokuroria. I dënuari Artur Gora, në fjalën e tij tha se nuk ka nevojë për avokat dhe se do të mbrohet vetë. Ai kërkoi që çështja e ti të gjykohej më vete, ndërsa shtoi se kërkon që të shkojnë në burgun e sigurisë së lartë dhe të vuajë dënimin e jo të qëndrojë në qelinë e paraburgimit.

Lidhur me marrjen e një vendimi të tillë si dhe asaj të kërkesës nga pala mbrojtëse përgjykim të shkurtuar, gjykata mori vendimin që seanca gjyqësore të shtyhet.

Nëntorin e vitit të kaluar 7 të burgosur u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë ndërsa ishin duke vuajtur dënime kapitale për shkak të veprave të rënda penale të kryera prej tyre. Pasi kaluan muret e institucionit të privimit të lirisë 3 prej tyre arritën të hyjmë në shtetin grek përmes vijës së gjelbër por u kapën nga policia greke.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)