Takimi mes krerëve të partive politike për ta gjetur kompromis lidhur me reformën zgjedhore është shtyrë deri në shtator. Këtë e konfirmoi kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli.
Sipas tij, pas pushimit njëmujor, pritet të bëhen përpjekje për realizimin e një takimi i cili do të duhej të përfundonte me kompromis për katër çështje që konsiderohen si më të ndjeshmet në reformën zgjedhore, si zonat zgjedhore, pragu zgjedhor, listat dhe ulëset e deputetëve në Kuvend.
Demolli ka vënë në pah se mosgatishmëria e liderëve për t`u takuar në lidhje me këtë çështje, mund të ndikojë në dështimin e reformës zgjedhore, pasi komisionit i ka mbetur vetëm edhe një muaj kohë për ta përmbyllur këtë proces.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com