Shtatorja e Sali Butkës, një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare është vendosur në qendër të qytetit të Ersekës në shenjë nderimi për veprimtarinë çlirimtare. Për nipin e tij, Uran Butka, dhe historianin Niko Kotherja, Butka përfaqëson një figurë sakrifikuese për Shqipërinë, pasi gjithmonë me veprat e tij ka lobuar për përhapjen e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit e huaj.
“Figura e Sali Butkës përfaqëson mendimtarin rilindas, veprimtarin e pavarësisë, njeriun që luftoi dhe vdiq për çështjen kombëtare me motivimin. Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”, tha nipi i Sali Butkës, Uran Butka.
“Unë besoj se ka ardhur koha për ta sjellë këtë personalit në parametrat e tij të vërtetë”, tha historiani Niko Kotherja.
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai thotë se një vlerësim i tillë për një figurë kaq të madhe, është i vonuar.
“Nuk di të mendoj se cila gradë do të ishte përfaqësuese e denjë e shpatullave të tij”, tha Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai.
Skulptori Agim Rada rrëfen se nga u frymëzua për të realiuzuar këtë vepër.
“Përveç njeri i pushkës ka qenë dhe njeri i punës. Kishte vjershat e tij qëi shpërndante nëpër Kolonjë. Unë emocionohesha dhe disa vargje të vetë Saliut i kam shkruar edhe këtu”, u shpreh skulptori, Agim Rada.
Shtatorja u vendos në lulishten Rinia përballë Gjimnazit "Petro Nini Luarasi". Sali Butka u lind në vitin 1852 e u nda nga jeta ne vitin 1938. Gjatë jetës së tij bashkëpunoi ngushtë me Petro Nini Luarasin, të cilin e ndihmoi në ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6426
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, persona të paidentifikuar e lënë në derë të spitalit! Policia në kërkim të autorit (EMRI)
4 Shkurt, 21:29
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
FOTO: Aksident i frikshëm në Ersekë, 'Benzi' ngel varur në barrierat anësore në rrugën e re
3 Shkurt, 12:34
-
Po drejtonin makinën në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Korçë
2 Shkurt, 14:44
-
Hyn në fuqi ulja e tarifës së ‘Kartonit Jeshil’ për makinat shqiptare që lëvizin drejt Mali të Zi, Partia Aleanca e Maqedonasve kërkon zgjerimin në Maqedoni e Greqi
2 Shkurt, 14:44
-
Pogradec, automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante qumësht
2 Shkurt, 14:14
-
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij! Si favorizoi trafikantin, droga kapte vlerën deri në 117 mijë euro
2 Shkurt, 10:15
-
Korçë/ Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj! Për pensionistët, transporti falas
1 Shkurt, 15:32
-
Skënderbeu konfirmon dy largime në merkato
1 Shkurt, 15:00
-
Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës në Korçë, mjekja psikiatër: Sjellje agresive, ka refuzuar ekzaminimet për probleme të shëndetit mendor
31 Janar, 16:29
-
Korçë/ U shpall i humbur nga familja, polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 54-vjeçarit në rezervuarin e Kamenicës! Babai: E çoja në spital, kishte dhimbje koke
31 Janar, 16:15
-
Aktivitete kulturore/ “Një martesë, një divorc, një funeral” komedia në Teatrin e Korçës! “Hijet- Euridika thotë“ në Teatrin Eksperimental në Tiranë
31 Janar, 10:36