PRISHTINË - Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, përmes Facebook ka publikuar foton e përmendores së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, që pritet të vendoset në sheshin pranë Kuvendit të Kosovës.

“Përmasat dhe realizimi i shtatores janë impresionuese. Jam i sigurte se të gjithë, në veçanti ata që e kanë njohur Presidentin Rugova, do të mahniten me madhështinë e kësaj shtatoreje…”, ka shkruar Hoti.

Komentet e para janë se, kjo shtatore i ngjan fatkeqësisht shumë asaj të diktatorit Enver Hoxha, shembja e së cilës ishte simboli i shembjes së komunizmit në Shqipëri.

Marrë nga Kosovaalbaner

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)