Një derë avokatie për sipërmarrjen e quajti kryeministri Edi Rama strukturën më të re, të hapur pranë “Piramidës së Tiranës”, Shtëpia e Biznesit.

“Një derë avokatie ku çdo sipërmarrës mund të trokasë për çdo problem që ka!’- tha Rama.

Rama tha se kjo strukturë e re, synon zhdukjen përgjithmonë të fenomenit të ryshfetit, por edhe adresimin e sfidave të mëdha, siç është përshtatja e biznesit me në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ka një pjesë tjetër të kësaj bote të vjetër të ryshfetit që është akoma gjallë. unë do t’iu lutesha ju dhe gjithë atyre që na dëgjojnë dhe që janë sipërmarrës që të na vënë në provë, të na vënë në provë, pastaj nëse prova dështon, atëherë rrugët e vjetra, dyert anësore, korridoret telefonike me të njohur e me miq, - ju i dini përmendësh se ka 30 e ca vite që i keni rrahur ato rrugë për arsye të kuptueshme, - ama, duhet të na vini në prove dhe unë jam i bindur që kjo do jetë me një përfitim të madh të përbashkët.'- tha Rama.

Krizën e thellë që ka kapur industrinë e biznesit fason, Rama e quajti vdekje klinike, ndërsa të tjerëve u kërkoi të gjejnë rrugët për t’ju përshtatur nevojave të të tregut dhe të kohës.

'Nuk është mundësia e re që t’i japim lekë nga buxheti për të mbajtur punëtorë në shtëpi, ndërkohë që fabrika është mbyllur. Në këto kushte, t’i kërkosh qeverisë të të japë serume, është gabim. Pse? Sepse nuk ka serum që të shpëton dhe nga ana tjetër, qeveria nuk mund të përdorë taksat për të zgjatur agoninë e një organizmi që nuk e mban dot, nuk e kthen dot më në jetë. Është një vdekje klinike e sigurtë, por nuk është pa zgjidhje as për sipërmarrësit, as për personat. Zgjidhja është të adaptohesh.'- u shpreh Rama

Përgjatë aktivitetit, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe ndryshimin e ligjit të dhomave të tregtisë, për t’ju përshtatur sistemit europian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Situata kritike e fasonerive, Rama: Jo për shkak të ‘euros’, koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës, ka vdekur

 

Një tjetër shkak pse situata e industrisë fasone në Shqipëri ndodhet në vdekje klinike jo për faj të qeverisë dhe as në lidhje me euron. 

“Një temë e dhimbshme. Situata e industrisë fasone në Shqipëri. Kjo ditë do vinte dhe nuk lidhet thjesht me euron. Është gabim. Është qasje komplet e gabuar ta shohësh këtë si një ditë që e solli forcimi i lekut dhe situata e re që kjo ka krijuar me euron. Jo! Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh. E kush e ka kuptuar prej kohësh që ajo kohë ka vdekur, në atë industri ka marrë masat për t’u adaptuar. Kush nuk e ka kuptuar apo kush nuk i ka marrë masat për t’u adaptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë”.