Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 35 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.
“Për të dytin vit hapim shtëpinë e pushimit këtu në Velipojë për fëmijët e institucioneve tona të përkujdesit. Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në këtë shtëpi pushimi do të vijnë me rradhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijë pa përkrahje prindërore për të gëzuar në këto ditë vere si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Manastirliu.
Gjatë vizitës në Velipojë, Manastirliu tha se krahas ofrimit të shërbimeve sociale me standarde në qendrat e përkujdesit social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke punuar me plane të individualizuara për bashkimin e fëmijëve me familjet biologjike apo kujdestare.
“E gjithë vëmendja jonë, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është tek fëmijët, duke transformuar institucionet tona, në mënyrë që të krijojmë një ambient sa më të ngjashëm me atë familjar, për çdo fëmijë. Plani i deinstitucionalizimit, rikthimi në familje biologjike dhe sigurimi i një kujdesi alternativ për ta pas daljes nga institucionet mbetet një nga prioritet e punës sonë në drejtim të përkujdesit social ndaj fëmijëve. Nga muaji Janar janë 9 fëmijë në institucionet e përkujdesit që janë rikthyer në familjet biologjike dhe 12 fëmijë janë birësuar”, tha ministrja.
Aktualisht janë 260 fëmijë në shtëpitë e fëmijëve rezidenciale dhe ditore publike në të gjithë vendin. 141 fëmijë 3-18 vjeç janë përfitues në Qendrat e Zhvillimit rezidenciale dhe ditore publike.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
3 Shkurt, 13:27
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
31 Dhjetor 2024, 00:04
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08