Shihni shtëpinë analoge të Zuckerberg, pronari i Facebook dhe mbret i dixhitalit (VIDEO)

Shihni shtëpinë analoge të Zuckerberg, pronari i Facebook dhe mbret i dixhitalit (VIDEO)

Mund të imagjinohet si shtëpia e "Pronipettis" të Hanna & Barbera.

Shtëpia e Mark Zuckerberg, një nga njerëzit më te fuqishëm në planet, themelues i Facebook-ut 15 vite më parë, ndodhet në Palo Alto, në Kaliforni, një qytet me 61 mijë banorë.

Vila-shtëpi është e thjeshtë; korniza me fotografi kujtimesh nga pushimet, orë muri nga ato që gjenden te gjithëkush në dhomat e ngrënies, në rafte, udhëzues të Lonely Planet.

Vila e manjatit ka pesë dhoma, pesë tualete dhe ndodhet 10 minuta larg nga selia e Facebook.

Ky është ‘sfondi’ i shtëpisë vilë të multimiliarderit, e përshkruar dje nga televizionin amerikan CBS.

Mark dhe bashkëshortja e tij Priscilla e hapën shtëpinë e tyre dhe mirëpritën prezantuesen televizive Gayle King.

Ky ishte një rast i rrallë, mbase edhe i dobishëm për të hedhur sadopak dritë rreth teknokratit misterioz që kohët e fundit, midis darkave sekrete me Trump dhe interpelancave në Kongresin amerikan për Kompaninë Facebook, ka mbështjell Mark Zuckerberg.

Në kuzhinë ndodhen vajzat Maxima dhe August që po gatuajnë një gjellë tradicionale hebreje kurse çifti ndodhet në dhomën e ndenjes.

Qilim persian, një oxhak, shumë libra dhe një glob. Shtëpia e Zuckerberg, pronar i një pasurie prej 72.3 miliardë dollarë përfituar nga rrjetet sociale digitale, është shumë më ndryshe nga sa e imagjinojnë miliona njerëz, shume pak hi-tech. Nuk ka pajisje të automatizuara si ato që kanë shumë njerëz në shtëpi, në kuzhinë ka vetëm një compiuter portabël dhe një telefon-video i lidhur drejtëpërdrejtë me kompaninë Facebook

Kujtojmë kur Zuckerberg, në vitin 2016, u fotografua ngjitur me laptopin e tij dhe kamerën e mbuluar nga një copë beze, një mënyrë kjo për të mbrojtur privatësinë e njëriut që fiton shuma marramendëse nga intimiteti i të tjerëve.

‘Mbreti i Digitalit’ ka një shtëpi të thjeshtë ose pothuajse një shtëpi. Kur prezantuesja televizive e CBS, Gayle King, e pyet atë se çfarë po bisedonte me Trump në muajin tetor, (një darkë e fshehtë e cila u komentua nga gjithë shtypi), ai u përgjigj: Ishte një darkë private, një takim midis dy individëve privatë qytetarë.

Nisur nga arredimi i shtëpisë duket se ai nuk gënjen, Zuckerberg duket një qytetar normal si gjithë të tjerët.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?