Presidenti Donald Trump uroi besimtarët myslimanë në mbarë botën për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mesazhi i tij u shpërnda nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
“Sot, u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Çdo Ramazan përfaqëson një periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore, meditimit reflektues dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit”, thuhet në mesazhin presidencial.
Sipas presidentit Donald Trump, kjo kohë forcon lidhjet familjare dhe komunitare dhe përforcon vlera si dhembshuria, bamirësia, mëshira dhe përulësia.
Besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin 30-ditor të Ramazanit, muaj që për ta lidhet me agjërimin, lutjen, mëshirën dhe faljen.
Komente










