'Shtëpia e barit' që do 'u kushtojë' 28 mijë euro! Vodhën energji elektrike, 1 shqiptari dhe 3 personave të tjerë u kërkohet dëmshpërblim nga kompania

'Shtëpia e barit' që do 'u kushtojë' 28 mijë euro! Vodhën energji elektrike, 1 shqiptari dhe 3 personave të tjerë u kërkohet dëmshpërblim nga kompania

Kanabisi i sekusestruar në Willebroek

HOLANDË- Katër persona, ku njëri prej tyre është shqiptar po përballen me 2 vite burg për përfshirjen e tyre në një plantacion kanabisi në Heindonksesteenweg në Willebroek. 

Gjatë një bastisjeje, policia gjeti afro 650 bimë kanabis. Kompania e energjisë elektrike ngriti një padi civile dhe kërkoi më shumë se 28,000 euro dëmshpërblim për koston e energjisë elektrike të marrë ilegalisht. Në fund të vitit 2021, policia mori informacion për praninë e një plantacion kanabisi në një shtëpi në Heindonksesteenweg dhe filloi një hetim i plot.

“Makinat që janë pikasur në afërsi të godinës në fjalë dhe që janë regjistruar edhe nga kamerat e ANPR. Pamjet treguan gjithashtu qese të mëdha mbeturinash të mbushura duke u sjellë në një makinë”, tha prokurori.

Policia ka kryer vëzhgime të objektit për një kohë dhe ka përgjuar edhe celularët e disa të dyshuarve. 

“Një nga bisedat ishte për saksitë dhe dheun e vazove. Në fund, gjyqtari hetues ka dhënë mandatin për të kryer kontroll. Kjo ndodhi më 22 prill dhe ishte e suksesshme. U gjet një plantacion aktiv me 648 bimë, të shtrira në katër zona kultivimi.”, thanë hetuesit po ashtu.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi gjithashtu se vidhej energjia elektrike. Si rezultat, katër persona duhet të përgjigjen penalisht.

Vetëm dy prej tyre u paraqitën në gjyq, një shqiptar me iniciale G.S, i cili ishte i pranishëm në plantacion gjatë bastisjes dhe një person tjetër me iniciale E.L, i cili kishte sjellë disa herë sende në plantacion. Dy personat e tjerë me iniciale ,S.B dhe N.S, ky i fundit kishte lidhur kontratën e qirasë, nuk morën pjesë në gjyq. Prokuroria Publike ka kërkuar dy vjet burg dhe rreth 8000 euro gjobë për secilin.

Avokatja e shqiptarit, Liesbeth De Vleeschouwer i kërkoi gjykatës që atij t'i lehtësohej dënimi.

“Gruaja dhe tre fëmijët e tij banojnë në Shqipëri dhe klienti im fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas në vendin tonë për të fituar të ardhura të mira për familjen e tij. Por shkoi keq dhe ai përfundoi në ilegalitet. Dhe më pas ai ra në kontakt me disa njerëz që i sugjeruan të mirëmbante bimët në Willebroek. Atij iu premtuan para, por nuk mori asgjë. Gjithçka që ai mori ishte një çati mbi kokë dhe ushqim. A ishte i përfshirë në plantacion? Po. A ishte ai në dijeni për vjedhjen e energjisë elektrike? Jo.", tha Avokatja.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë