Shtëpia e Maks Velos shpallet monument kulture

Shtëpia e Maks Velos shpallet monument kulture

Maks Velo

Ministria e Kulturës Elva Margariti njofton se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vendosi që të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, që para dy ditësh u nda nga jeta.

"Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo.

Ne jemi të bindur se vepra e Maks Velos ka shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm, ndaj dhe Ministria e Kulturës do të kujdeset, që ajo të trashëgohet e pacenuar.

Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.

Muzealizimi i banesës do të jetë një mundësi, që i jepet publikut, për t’u njohur më nga afër me veprën e këtij artisti dhe qëndrestari të lirisë dhe demokracisë" thotë ministrja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë