GJIROKASTËR - Rifillojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në Gjirokastër.

Zjarri që ra në këtë banesë shkrumboi të gjithë elementët karakteristikë të saj. Arkitektët shprehen se punimet po bëhen në përputhje me elementët e shtëpive karatekteristike gjirokastrite. 

Deri tani kanë përfunduar punimet e suvatimit nga jashtë – brenda, kanë filluar punimet e sistemimit, muratura e jashtme është hapur. Porta e re sipas projektit që vizitorët pasi ta vizitojnë objektin të dalin në pjesën e jashtme për të soditur dhe nënkalimin me ( qemer dhe gurë se kuptoj ca thotë). Kjo banesë ka pasur një ngarkesë dekorative në pjesën e brëndshme dhe ky problem u zgjidh në përshtatje me banesat e tjera gjirokastrite me të njetin karakter” – tha arkitekti Agron Doraci .

Pas përfundimit të punimeve është menduar që shtëpia e Kadaresë të kthehet në një qendër multikulturore.

Ajo duhet të mbetet vetëm në funksion të evidentimit të veprës së Kadaresë dhe arkitekturës së banesave gjirokastrite. Është menduar që godina të përfundojë në 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, si një dhuratë për të. UNESCO ka dhënë fondin me vlerë 114 mijë euro për këtë shtëpi që mban statusin monument kulture kategori e parë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)