Shtëpitë e dyta, deputetët
kundër propozimit të qeverisë
Komisioni i Ligjeve seancë dëgjimore me ministrin e pushtetit vendor si dhe me zëvendësministrin e Financave. Deputetët: “Vendim që penalizon shqiptarët, dy shtëpi nuk janë shenjë mirëqënie”.
TIRANE- Komisioni i Ligjeve në një seancë dëgjimore me ministrin e pushtetit vendor Bledi Çuçi si dhe me zëvendësministrin e Financave Ervin Mete debatuan dje lidhur me projektligjin për sistemin e taksave vendore si dhe për taksat kombëtare.
E vetmja pikë që bashkoi deputetët e këtij komisioni ishte pikërisht rritja e taksës për qytetarët që kanë më shumë se një shtëpi.
Deputetet e mazhorancës kanë kërkuar sqarime për këtë rritje të taksës, ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë kanë mbrojtur vendimin me argumentin e progresivitetit për qytetarët me nivel më të lartë mirëqënie. Opozita ka rikritikuar ashpër edhe rritjen e çmimit të naftës, e cila do të çojë në rritje të çmimeve për të gjithë qytetaret.
Replikat:Majko: Në taksën për ndërtesat ju keni sjellë një ndryshim ku personat fizikë që kanë më shumë se një shtëpi banimi, do taksohen dyfish për çdo banesë që kanë më tepër.
Mete: Shtëpia apo apartamentet janë treguesit kryesorë të mirëqënies dhe sa më e lartë të jetë mirëqenia, ky është koncepti bazik i progresivitetit, aq më shumë shtohen taksat. Ajo që përdoret si shtëpi e parë banimi taksohet me nivelin bazë, ajo që është shtëpi e dytë, që mund të jetë shtëpi pushimesh, do taksohet dyfish.
Çuçi: Nëse ke shtëpi të dytë në fshat, brenda në Golem, nuk ka të njëjtën taksë me atë që e ka në Golem, por e ka në fshat turistik buzë detit sepse ky që e ka për qëllime luksi, do paguajë dyfish.
Majko: Do ndodhë që kur qytetari do marrë vesh që do paguajë dyfish nuk do ta regjistrojë.
Vasili: Në konceptin e Ministrisë së Financave shtëpitë e dyta janë biznes, janë lluks, janë një nevojë? Ky është një qëllim penalizues, që nuk i stimulon shqiptarët për asnjë arsye të blejnë një banesë të dytë.
Mete: Në gjithë thelbin e paketës qëndron progresiviteti. Ata që kanë të ardhura të larta do të përballojnë më shumë peshë tatimore.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26