Katër persona janë arrestuar nga policia kryeqytetit e pasi akuzohen për falsifikimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave. Në operacionin “Aplikimi” nga sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me komisariatin e policisë Nr. 6 janë vënë në pranga Agron Imer Beqaj,  37 vjeç,  lindur dhe banues në fshatin Rrajcë Kosovë; Blendi Bajram Beqaj, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rrajcë Kosovë; Faik Zenel Letaj, 38 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rrajcë Kosovë; Hajrie Zeqir Breçani, 53 vjeç, banuese në Tiranë.
 
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se ata kanë aplikuar për dokument letërnjoftimi në Gjendjen Civile të Bashkisë Vorë, duke përdorur çertifikata me gjenarilitete të rreme dhe me shtetësi shqiptare, për të cilat dyshohet se ishin të siguruara nga shtetasja Hajrie Breçani.
 
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale: disa pasaporta kosovare dhe karta identiteti, tre aparate telefoni cellular, një automjete tip Citrojen me targa 03 448 EA, formular aplikimi të kompanise Aleat si dhe disa çertifiakata familjare dhe dy personale të lëshuara nga gjëndja civile e bashkise Vorë.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)