Teksa skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare brenda tetë orëve futbollistit afrikan futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, nga Presidenti Ilir Meta, në shkelje flagrante të ligjit dhe protokolleve të sigurisë, po mbulohet me heshtje, në Itali, një procedurë e dyshimtë për dhënien shtetësie të një tjetër futbollisti , jo vetëm është shndërruar në një skandal me përmasa kombëtare, por ka vënë në lëvizje drejtësinë, e cila po heton peronat e përfshirë. Bëhet fjalë për mashtrimin me provimin e gjuhës italianë të futbollistit Luis Suarez, i cili kërkonte të merrte shtetësisë italiane, për t’u bërë pjesë e Klubit të Juventusit, në shkurt të vitit 2020.

Provimi i gjuhës ishte pjesë e procedurave dhe një prej kushtet për të marrë shtetësinë italiane Suarez, një nga futbollistët më të mirë të kohës. Dyshimet e para mbi provimin u hodhën nga mediat, nisur nga fakti se Suars nuk dinte italisht. Nisur edhe nga vëmendja e jashtëzakonshme që media i kushtoi këtij rasti, prokuroria e Peruxhias nisi një hetim, ku zbuloi se rezultati i provimit ishte paracaktuar.

Po çfarë po ndodh më konkretisht në Itali?

Gjykata pas raportit të Guardia di financa italiane pezulloi nga puna për 8 muaj rektoren e universiteti të Perugias Giuliana Grego, drejtorin Simone Olivieri dhe profesorët që ndoqën provimin e Suarezit. Sipas Prokuroria përmbajtja e pyetjeve të provimit si dhe përgjigjet e sakta i ishin vënë në dispozicion futbollistit në mënyrë që ai të merrte një vlerësim pozitiv në provimin e gjuhës italiane, ashtu siç kishte dashur klubi i Juventusit.

Personat nën hetim akuzohen për dekonspirim të sekretit profesional, shpërdorim detyre dhe falsifikim. Nën hetim kanë përfunduar edhe drejtuesit më të lartë të Juventusit, si drejtori sportiv Fabio Paratici dhe përfaqësuesit ligjorë të klubit Luigi Chiappero dhe Maria Turco. Hetimet kanë zbuluar se Paratici i kërkoi ndihmë ministres së transporteve dhe infrastrukturës Paola De Micheli, që është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se i siguroi mikut të tij të fëmijërisë Paratici një kontakt me Bruno Frattasin, shefin e kabinetit të ministrit të Brendshëm, për të përshpejtuar procedurat. Por Paratici u pyet në muajin shtator nga prokurorët dhe hodhën poshtë akuzat.

Pas kontrolleve dhe sekuestrimit të provave, në datën 22 shtator, prokuroria e Perugias shkruan në një notë verbale: “Personat nën hetim organizuan një provim farsë duke i lëshuar futbollistit të Barcelonës Luiz Suarez një diplomë të njohjes së gjuhës italiane të tipit B1, dokument i domosdoshëm për të marrë nënshtetësinë italiane nga ana e futbollistit”.

Klubi i Juventusit sipas akuzës ka tentuar në nivelet më të larta të shteti të ndërhyjë për të ndihmuar futbollistin që të përshpejtohej procedura e dhënies së nënshtetësisë italiane për futbollistin.

Çfarë ka ndodhur në Shqipëri?

Në 25 shtator 2020, presidenti i Klubit Tirana, Refik Halili, i ka dërguar një shkresë Presidentit Ilir Meta, ku i kërkonte t’i jepte me urgjencë shtetësisë shqiptare futbollistit Cobbina, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.

Shkresa e Halilit është protokolluar nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënie e shtetësisë, duke u përfshirë në manovrën e klubit për t’i hedhur ‘hi syve’ UEFA-s. Në rastin më të mirë, Meta e ka firmosur nënshtetësinë brenda 8 orëve, nëse shkresa është protokolluar në orën 8 e mëngjesi kur nis zyrtarisht puna në institucione dhe nëse Meta e ka firmosur në orën 16, kur përfundon orari zyrtar i punës.

Meta e ka firmosur dekretin për dhënin e shtetësisë së veçantë për Cobbina, në emër të interesit kombëtar, duke shfrytëzuar në mënyrë abuzive një hapësirë ligjore, pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë të vitit 1998, e cila parashikon dhënien e shtetësisë pa kushte dhe duke anashkaluar procedurat në raste shumë të veçanta dhe vetëm kur Shqipëri ka një interes kombëtar.

Por, edhe në këtë rast, ligji parashikon detyrimin për verifikimin e futbollistit për të shkuarën, procedurë kjo që është shmangur nga Meta, pasi verifikimi është i pamundur brenda 8 orëve. Tre ditë ka zgjatur vetëm dërgimi me postë dhe protokollimi i kërkesës së Klubit Tirana, çka tregon pamundësinë e zbatimit të protokollit të sigurisë brenda tetë orëve nga Presidenca.

Ndryshimi dhe reagimi i drejtësisë është i qartë. Në Itali po zhvillohen hetime të thelluara vetëm se futbollisti Suarez mashtroi me një nga kriteret për marrjen e shtetësisë dhe në fund nuk e mori shtetësinë duke humbur një rroga prej disa miliona euro në muaj. Futbollisti Cobbina e mori shtetësinë për 8 orë nga Ilir Meta dhe pa plotësuar asnjë kusht. Aq më tepër që Cobbina, kishte një vit që ishte marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatë si falsifikator, ku edhe u shpall fajtor nga gjykata.