Shteti i Kuvajtit iu bashkua vendeve të tjera që janë solidarizuar duke dërguar ndihma për të përballuar situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe Durrës.
Ambasada e Kuvajtit nëpërmjet fondacioneve bamirëse kuvajtiane në vendin tonë, dorëzoi 2000 pako me nga 25 kg ushqime bazë pranë magazinave të Rezervave Materiale të Shtetit.
Në dorëzimin e këtyre pakove ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al Jassim, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli.
Zëvendësministri Koçi falënderoi në emër të qeverisë shqiptare Shtetin e Kuvajtit duke vlerësuar rolin e ambasadorit Al Jassim për angazhimin e tij personal pas lëkundjeve të 21 shtatorit.
“Dua që të shpreh mirënjohjen e përzemërt në emër të qeverisë, natyrisht të Ministrisë Mbrojtjes për Kuvajtin i cili nuk është hera e parë që asiston në rastet e fatkeqësisë natyrore. Një pjesë e këtyre ndihmave ka shkuar drejt për drejt për bashkitë përkatëse Tiranë dhe Durrës. Ndërsa sot kemi një ndihmë tjetër e cila i dorëzohet rezervave të shtetit dhe më pas do të menaxhohet nga Emergjenca jonë civile që do ti shpërndahet njerëzve në nevoje.”
Nga ana e tij ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassim foli për përmbajtjen e pakove dhe i cilësoi këto si ndihma paraprake për banorët e prekur.Më herët, Ambasada e Kuvajtit ka kontribuar me ndihma edhe pranë bashkive Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilat u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit.
Ceremonia e dorëzimit të ndihmave
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njihuni me adoleshentët që shesin ëmbëlsira për të ndihmuar fëmijët në nevojë! Dea dhe grupi i saj me stendë te parkingu i i sheshit Skëndërbej në Tiranë
10 Dhjetor 2023, 15:19
-
Tërmeti/ OKB miraton 25 milionë dollarë fond shtesë për Sirinë
13 Shkurt 2023, 12:54
-
Tërmeti tragjik në Turqi, niset nga Shqipëria grupi me 53 mjekë dhe specialistë në ndihmë të tyre! Politika shqiptare në unison me popullin turk
6 Shkurt 2023, 09:01
-
‘Nuk të duhet një arsye, por veç një zemër e mirë’, Fieri dërgon ndihma në Ukrainë, mbërrijnë në Kharkiv 20 ton perime
20 Qershor 2022, 18:59
-
Mjeku që kuroi të plagosurit e tërmetit: Tragjedi që nuk harrohet! Sa herë ka lëkundje na kujtohet 26 nëntori
26 Nëntor 2021, 12:16
-
Fuggerei: Projekti më i vjetër i strehimit social në botë
25 Gusht 2021, 13:34
-
Banka Credins dhuron kompjutera për Kryqin e Kuq Elbasan
22 Janar 2021, 20:39
-
Report Tv në shkollën e parë të rindërtuar në Durrës! Nxënësit flasin për rrugëtimin e vështirë drejt godinës së re (VIDEO)
26 Nëntor 2020, 10:21
-
26.5 milionë euro ndihma për Kosovën nga BE për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19
20 Nëntor 2020, 14:58
-
Të bllokuar me ditë në Kakavijë, policia shpërndan ujë për qytetarët (VIDEO)
15 Gusht 2020, 15:04
-
Lista në Durrës, 6257 personat që marrin lekët për rindërtimin pas tërmetit, ja si bëhet ankimimi i atyre që u skualifikuan
26 Qershor 2020, 14:01
-
'Nuk u 'shkul' pa e takuar'! Xhaçka tregon historinë, vajza: I shkova në zyrë xhaxhi Rakipit dhe i kërkova ndihmë, më bëri shtëpinë
24 Qershor 2020, 11:24