Një nga synimet për procesin e anëtarësimit në BE është ambicia e kthimit të shtetit në sipërmarrës. Kryeministri Rama tha se në Shqipëri do të krijohet një kompani që do të prodhojë uniforma ushtarake për Shqipërinë dhe për vende të tjera. Ai theksoi se produktet do të dalin brenda këtij viti.
“Kjo kompani do të prodhojë uniforma edhe për vende të tjera dhe do të shërbejë edhe si bazë prodhuese, edhe si porositës për fabrika që janë në pikë të hallit se Versaqja nuk i çon më aq porosi sa duhet, sepse euro, sepse kështu apo ashtu. Kjo nuk është një gjë që do ta bëjmë në të ardhmen, kjo po ndodh aktualisht. Do të jeni shumë të mirëpritur kur të dalin produktet e para të kësaj kompanie dhe do të dalin brenda këtij viti, nuk do të dalin në 2030”, tha Rama.
Dronët inteligjentë janë një tjetër pikë ku do të përqendrohet prodhimi vendas.
“Po mirë, jemi budallenj që për çdo lloj droni duhet të shkojmë të kuturisemi për t’ua blerë të tjerëve? Pse nuk i prodhojmë dot ne dronët inteligjentë në Shqipëri? Çfarë na pengon? Ne kemi filluar punën për të prodhuar dronë inteligjentë në Shqipëri dhe jo dronë të thjeshtë, dronë të sofistikuar. Përsëri, me shtetin brenda”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund












