Shtohen 12 zona të mbrojtura
të Monumenteve të Kulturës/Foto

Shtohen 12 zona të mbrojtura<br />të Monumenteve të Kulturës/Foto<br>
Propozimi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, drejtuar Këshillit Kombëtar të Restaurimeve ka marrë përgjigje pozitive për miratimin e 12 objekteve me statusin monument kulture.

Pas miratimit Këshilli Kombëtar cakton edhe një sipërfaqe toke në zonat e mbrojtura, kjo është një vlerë tjetër e shtuar këtyre monumenteve, kjo bëhet në përputhje me vlerat arkitektonike, dhe përshtatjen urbano-estetike.

Miratimi i 12 zonave të mbrojtura e çon numrin në 101 zona të mbrojtura, të shpallura në harkun kohor 2014-2017, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës.

Miratimi i Monumenteve të Kulturës, u jep një mundësi jo vetëm ekonomike por edhe për tu mbrojtur zonave që ndodhen afër objekteve kulturore me pyje, peizazhe, dhe fshatrat afër këtyre zonave.

[gallery]24729[/gallery]
Lista e Zonave të Mbrojtura të Monumenteve të Kulturës të miratuara në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve janë:

1. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Kisha e Shën Mëhillit”, Vithkuq, Korçë

2. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ujësjellësi i Vranishtit”, fshati Vranisht, Bashkia Vlorë

3.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Bratajt”, fshati Brataj, Bashkia Vlorë

4.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Frëngut” fshati Gjorëm, Bashkia Vlorë

5.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Kaurit (frëngut)” fshati Poshnje, Bashkia Ura Vajgurore

6. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Tamarës mbi lumin Cemi i Vuklit dhe Hani pranë saj”, fshati Tamarë Kelmend, Bashkia Shkodër

7. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Vashës”, fshati Klos, Bashkia Mat

8. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ujësjellësi i Bënçës”, fshati Bënçë, Bashkia Tepelenë,

9. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Kamares”, në Fshatin Mirakë, Bashkia Librazhd

10. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Mesit mbi Përroin e Kirit Mes”, Bashkia Shkodër

11. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Zotos”, Vithkuq, Bashkia Korçë

12. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Kisha e Shën Mërisë, Vithkuq” Bashkia Korçë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë