Shtohen 26 parti, 71 parti në garë
për vota në zgjedhjet e 23 qershorit

Shtohen 26 parti, 71 parti në garë<br />për vota në zgjedhjet e 23 qershorit
TIRANE - Do të jenë 71 parti politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ka përfunduar kështu afati i regjistrimit të partive pranë Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve. Në listën e partive që do të jenë pjesë e garës për votat në 23 qershor vihet re se janë shtuar ndjeshëm që nga zgjedhjet e vitit 2009.

Nga lista përfundimtare konstatohet se janë shtuar plot 26 parti që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ndër këto edhe Aleanca Kuq e zi, MEGA apo dhe Fryma e Re Demokratike, të cilat ende nuk janë pozicionuar për koalicionet. Ndërkohë që pritet deri në 23 prill, partitë të ndahen edhe në koalicionet partike apo që do të votojnë të vetme në zgjedhje.

Numri i mandateve për të cilët do të votojnë zgjedhësit shqiptar mbetet i pandryshuar, 140 deputetë për një mandat 4 vjeçar. Por ka edhe raste të shpërbërjes së partive që kanë marrë pjesë në 2009, të cilat nuk janë regjistruar për të marrë pjesë në 23 qershor.

Kjo listë vërteton përfundimisht dështiimin e realizimit të numërimit elektronik që është parashikuar që të realizohet në Qarkun e Fierit, pasi fleta e votimit për këtë qark ishte parashikuar që të përmbante vetëm 42 parti. Ndonëse testimi i parë doli me sukese, pritet vendimi i KQZ për numërimin e këtyre fletëve.

PËRJASHTOHEN DEPUTETËT

Deputetët e vetëshpallur se do të kandidojnë si të pavaruar, bëhet fjlë për Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjanin si Kastriot Islamin të larguarit e PS, nuk do të kenë mundësi që të garojnë si të pavaruar, pasi nëj gjë të tillë e ndalon Kodi Zgjedhor. Pritet që këta mund të jenë pjesë e garës për një mandat tjetër në 23 qershor, nëse do të jenë pjesë e një liste partiake, në mënyrë të tillë që të mund të fitojnë një tjetër mandat për deputet.

“Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 3 të këtij neni nëse janë deputetë. Në këtë rast, kandidati paraqet një vërtetim me shkrim të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të paktën 6 muajt e fundit”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë që deri tani ëhstë regjistruar si kandidat i pavaruar vetëm një emër, Azis Jata, ku sipas procedurës që parashikon Kodi Zgjedhor është pikërisht në fillim regjistrimi i Komitetit Nismëtar në KQZ, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Aziz Jata si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë.


PARTITË E REGJISTRUARA NË KQZ

1.Lëvizja Demokratike për Ndryshim P.L.D.N
2.Lidhja per Drejtesi e Progres LDP
3.Aleanca Arbnore Kombëtare AAK
4.Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë PPDKSH
5.Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë ADK
6."Lëvizja Demokristiane e Shqipërisë" L.D.K
7."Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen" M.E.G.A
8.Partia" Partia Palternativa Liberale e Shqipërisë" P.A.L.SH
9.Demokracia e Re Europiane P.D.R.E
10.Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë P.M.D.PSH
11.Partia e të Drejtave të Mohuara e Re P.D.M.-e Re
12."Partia Balli Kombetar" "P.B.K"
13."Partia e Gjelbër" "P.GJ"
14."Partia Socialiste e Shqipërisë" "PS"
15."Partia Lëvizja Shqipëria e Re" "PLSHR"
16. Partisë Socialiste të Moderuar
(vetëm kërkesë e PSM për personin e kontaktit me KQZ)
17."Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve" P.M.D.E
18."Partia e Punës e Shqipërisë" P.P.Sh
19."Partia e Çështjeve Shqiptare" "P.Ç.SH"
20."Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet" P.D.I.P
21."Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane" "ABDE"
22."Lëvizja Punëtore Shqiptare" "P.L.P.SH"
23.Partia "Personat me Aftësi të Kufizuar" "PPAK"
24.Partia "Rruga e Lirisë" "PRRL"
25."Partia e Reformave Demokratike Shqiptare" "P.R.D.Sh"
26."Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori “ "PKSH 8 Nëntori
27."Partia Levizja e Legalitetit" "PLL"
28."Partia Demokracia Sociale" "P.D.S"
29.Partia "Aleanca Kuq e Zi" "AK"
30.Partia"Toleranca e Re e Shqipërisë" "P.T.R. e Shqipërisë”
31."Partia Aleanca Kombëtare" "P.A.K"
32."Partia Komuniste e Shqipërisë" "PKSH"
33."Partia Unitetit Kombëtar" "PUK"
34."Partia Bashkimi Republikan Shqiptar" "PBR"
35."Partia Republikane Shqiptare" "PR"
36."Partia Socialpuntore Shqiptare" "PSP"
37.Partia "Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve" "LDSH"
38."Partia Socialiste e Vërtetë 91" "PSV 91"
39."Partia Pajtimit Kombëtar" "P.P.K."
40.Partia Socialiste e Moderuar "PSM"
41.Partia "Drejtësi, Integrim dhe Unitet" P.D.I.U
42.Partia "Lëvizja Socialiste për Integrim" "LSI"
43.Partia “Ardhmërija Shqiptare" "PASH"
43.Partia Ambjentaliste "PA"
44.Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar "P.P.SH.R"
45.Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar "PBD"
46.Partia "G 99" "G 99"
47. "Partia Socialdemokrate" "PSD"
48."Partia Demokristiane e Shqipërisë" "PDK"
49."Partia Ora e Shqipërisë" "P.O.SH"
50."Partia Emigracionit Shqiptar" "P.E.Sh"
51."Lëvizja per Zhvillim Kombetar" "LZHK"
52.Partia "Ligj dhe Drejtësi" "PLiDr"
53.Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë "PKDSH"
54."Partia Bashkimi Popullor PBPPSH"
55.Partia Mendimi i Djathtë Liberal "MDL"
56.Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet" "ADS"
57."Partia Konservatore" “Kons”
58."Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë" "P.A.A."
59.Partia Bashkimi Liberal Demokrat" "BLD"
60. Partia "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian "A.M.I.E"
61.Partia Fryma e Re Demokratike" "FRD"
62."Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut" "PBDNJ"
63."Partia e të Drejtave të Mohuara" "P.D.M."
64.Partia Shqiptare "Atdheu" "PASH"
65.Partia "Balli Kombëtar Demokrat" "PBKD"
66.Partia Emigracioni Shqiptar "PESH"
67.Partia "Aleanca Popullore" "AP"
68.Partia e Prosperitetit Demokratik te "PPD"
69.Partia Civile e Shqipërisë PCSH
70.Partia "Rruga e Vërtetë Shqiptare" "P.R.V.SH
71. "Partia Demokratike" "PD"

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

 

Redaksia Online

(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur