Shtohen denoncimet për dhunën në familje, 4500 raste këtë vit, psikologia: Jemi një shoqëri agresive

Sipas denoncimeve në polici mesatarisht 86 gra thonë se dhunohen nga burrat cddo muaj, vetëm në qytetin e Tiranës. Ndërsa gjatë vitit të fundit policia ka trajtuar rreth 4500 raste të dhunës në familje, po ashtu edhe për barazi gjinore.

Shifrat janë dukshëm në rritje. Krahasur me një vit më parë, ku të dhënat flasin për rreth 1500 më tepër të prekur nga dhuna në familje. Sipas psikologes Eneida Frashëri, fakti që denoncimet janë rritur tregon që është rritur sensibilizimi i grave për të kundërshtuar dhunën.

Kriza e të qënit një shoqëri në zhvillim dhe varfëria mbeten faktorët kryesorë, por për psikologen Eneida Frashëri ka edhe faktorë të tjerë, si fakti që ne jemi mësuar të jemi një shoqëri agresive.

Është një normë e shoqërisë të qenit agresivë, sepse ne jemi një shoqëri agresive nga mëngjesi deri në darkë dhe për këtë arsye do të duhet shumë kohë që dhuna të kthehet një diçka jo normale dhe të denoncohet.

Eneida Frashëri, Psikologe

Fuqizimi i gruas do të ishte një arsye vendimtare në minimizimin e dhunës. Psikologia Frashëri thotë se nëse grave nuk do iu mohoej e drejta e tyre ato do të dinin shumë mirë të reagonin ndaj këtij fenomeni. Por, sa raste të prekura nga dhuna në familje iu drejtohen psikologut?

Mund të themi se situata është në përmirsim, por ende ekziston ajo stigma dhe paragjykimi që kryesisht ka kundrejt gjithë profesionistëve të shëndetit mendor. Është zvogëluar disi, por sidomos gratë të dhunuara për shkak të mungesës së informimit dhe mundësive ekonomike nuk janë shumë të shpeshta në marrjen e ndihmës psikologjike.

Eneida Frashëri, Psikologe

Ndërkohë, vetëm pak muaj më herët qeveria shqiptare miratoi ndryshimet në ligj për dhunën, duke përfshirë në urdhrat e mbrojtjes edhe femrat që janë në një lidhje afektive.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet