Shtohen infeksionet bakteriale tek fëmijët, shefja e infektivit: Në urgjencën e pediatrisë rreth 300 të mitur kërkojnë ndihmë

Bakteri i salmonelës dhe shigelës të iniciuara nga kontaminimi i ujit dhe ushqimeve, janë bërë shkak që shumë fëmijë të paraqiten në spitale me infeksione të traktit tretës. Shefja e infektivit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, Gjeorgjina Kuli, thotë se rastet janë ndikuar nga temperaturat e larta.

“Momentalisht nuk mund të themi se kemi një fluks të shtuar të paraqitjeve krahasuar me numrin e vizitave me sezonin. Numri i rasteve është i kontrolluar, por qarkullojnë disa lloje infeksionesh dhe ne duhet të jemi vigjilent. Nënat duhet të jenë të vetëdijshme kur duhet ti trajtojnë vetë apo kur duhet ti drejtojnë tek mjeku i familjes. Karakteristike për momentin janë infeksionet gastrointestinale, infeksionet e traktit tretës. Mund të fillojnë nga virozat më të shpeshta me temperaturë dhe të vjella, deri n tek daljet e shpeshta diarreike. Këto hyjnë në kuadrin e virozave intestinale. Por këto infeksione mund të jenë edhe bakteriale, të shkaktuara nga salmonela, shigela që faforizohet nga temperatura të larta. I jep mundësi i ngrohti që të shumëzohen”- tha Gjeorgjina Kulli.

Kuli na tregon shenjat kur prindërit duhet ta dërgojnë fëmijën e tyre me urgjencë në spital për të shmangur komplikacionet si dhe përhapjen e sëmundjes që kategorizohet si shumë ngjitëse. 

“Në këtë rast të dalat mund të jenë me ngjyrë të ndryshme, të shoqëruara dhe me gjak. Nëse nënat konstatojnë këto shenja duhet ti drejtojnë fëmijët tek mjeku. Nuk duhet mbajtur në shtëpi, pasi janë infeksione që mund të përhapen.”- tha ajo.

Por fluks të lartë fëmijësh në pediatri ka pasur edhe me infeksione të tjera si ai “duar, këmbë dhe gojë”, apo edhe nga infeksionet që vijnë nga pickimet e insekteve.

"Preken fëmijët e të gjithë grup mosha. Kemi pasur javën e kaluar dhe një fëmijë 40 ditësh. Duhen pasur kujdes që mos të fillojnë infeksionet.  Kemi dhe viruse të tjera, siç është ai dorë, gojë këmbë. Pak më pak 2 javët e fundit, por komplet muaji korrik dhe javët e para të gushtit kemi pasur fëmijë me elemente të mbushur në lëkurë, në fytyrë. Nuk është i rrezikshëm, por kërkon ndihmë spitalore sepse bën temperaturë të lartë, nuk kanë oreks. Duhet të jemi të kujdesshëm, se ka shumë infeksione sporadike që shkaktohen edhe nga pickimet. Nga mushkonjat, rriqnat. Ka shumë insekte që shpërndajnë infeksione që shkaktojnë temperaturë të lartë, etj. Prindërit duhet që ti kenë kujdes, ty lyejnë me kremra”, tha Kuli.

Jo vetëm shtrime në repartin infektiv, por fluks të lartë ka pasur edhe në urgjencën ku gjatë 24 orëve kërkojnë ndihmë deri në 300 fëmijë.   

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane