Shtohen kërkesat për riatdhesim, rritet në 17 numri i hoteleve karantinë në Durrës
Hoteli-karantinë në Durrës
Numri i hoteleve karantinë në qytetin bregdetar të Durrësit që do të shpërbejë për të riatdhesuarit nga vendeve të ndryshme të Europës dhe jo vetëm, ka shkuar nga 2 në 17 hotele për shkak të kërkesave të larta të shqiptarëve për t'u riatdhesuar.
Sipas Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, hotelet e kthyer në karantinë janë: Hotel “AS” në Golem, “Ibiza” në Golem, “Bonita” në Golem, “Sun” në Durrës, “Gloria” në Golem, “Horizont” në Durrës, “Brilliant” në Golem, “Kolaveri” në Malin e Robit, “Fafa” në Golem, “Eter”në Malin e Robit, “Dolce Vita” në Golem dhe “Brothers Dijon” në Golem.
Sipas rregullave të vendosura nga qeveria, personat që riatdhesohen duhet të vendosen në hotele për 14 ditë, për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Në total një ditë fjetja dhe ngrënie e tre vakteve shkon në 2500 lekë për person në ditë, nga të cilat qeveria do të garantojë 1700 lekë për akomodimin dhe fjetjen nga fondi i emergjencave në buxhetin e shtetit, dhe 800 lekë në ditë për ngrënien do të paguhen nga vetë qytetari.
"Mbulimi i shpenzimeve të akomodimit të përkohshëm në vlerën 1 700 lekë për person në ditë nga buxheti i shtetit, fondet e emergjencës, dhe 800 lekë në ditë nga personi i riatdhesuar, në total 2 500 lekë për person në ditë, sipas raportit dhe procedurës së ndjekur ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Unionit Turistik Shqiptar (UTSH) dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe sipas dokumentacionit që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi", shkruhet në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare.
Riatdhesimet vijojnë me program të përcaktuar nga qeveria, në të cilët qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e-albania për rezervimin e hotelit dhe biletës, ku gjatë ditës së sotme mbërritën 82 qytetarët nga Viena. Qytetarët shqiptarë sapo mbërrijnë në Rinas ata transportohen direkt me autobus të posaçëm drejt hoteleve karantinë në Durrës, ku duhet të qëndrojnë 14 ditë.
I.K/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Durrës/ Shiste drogë në plazh e lokale nate, në kërkim prej shtatorit 2023, vihet në pranga 25 vjeçari
8 Janar, 10:14
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
7 Janar, 11:39
-
Durrës/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në një lokal në lagjen 13, arrestohet 35-vjeçari me kallashnikov me vete (EMRI)
7 Janar, 08:53
-
Një familje zaptoi rrugën në fshatin Romanat të Durrësit, IKMT liron hapësirën! 2 familjarët kundërshtojnë, shoqërohen në polici
6 Janar, 16:44
po pse vini o budallenj ?
Përgjigju