Shtohen kontrollet për të kapur
Gjutën, nuk ka lënë ShqipërinëVD/Zanafilla e hakmarrjes me tritol

Shtohen kontrollet për të kapur<br />Gjutën, nuk ka lënë ShqipërinëVD/Zanafilla e hakmarrjes me tritol
TIRANE - Më tepër se 24 orë pas arrestimit të personave të dyshuar si të përfshirë në vënien e eksplozivit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Policia e Shtetit, ka vijuar kërkimet e saj për të gjetur dhe ndaluar Vladimir Gjuta, si një nga personat kryesorë të përfshirë në vënien e lëndëve plasëse në Tiranë me 10 shkurt të këtij vit. Gjuta dyshohet se është njeriu që ka porositur vënien e eksplozivëve në farmacinë e Bashkim Tahirit, si dhe të një rasti tjetër në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë stacionit të autobusit, ku mendohej se mund të parkonte automjetin babai i Ministrit të Brendshëm.

Kontrollet e policisë mësohet se janë kryer në një banesë në "Qytetin Studenti", e cila mësohet se është lidhje e afërt e Gjutës, po kështu banesa e tij është mbajtur nën vëzhgim nga policia, ndërsa kërkimet e policisë kanë vijuar edhe në disa zona të tjera. Burimet thanë se është kontrolluar edhe është mbajtur në vëzhgim banesa e vëllait të Vladimir Gjutës, në fshatin Çekrezë të Tiranës. Më tej kontrollet kanë vijuar në zonën e Dajtit, si dhe në një banesë në zonën e Freskut.

Gjatë këtyre kontrolleve policia nuk ka sekuestruar gjëra të rëndësishme sa i përket zbulimit të provave të reja që i përket zbardhjes së mëtejshme të hetimit në lidhje me vënien e tritolit, apo me organizimin për kryerjen e këtyre akteve terroriste. Oficerët e kërkimit të policisë besojnë se pavarësisht se Gjuta nuk është gjetur prej tyre në vendet ku janë kryer kontrollet, ai nuk është larguar nga Shqipëria. Kërkimet e policisë pritet të vijojnë edhe në vazhdim për të gjetur dhe ndaluar Gjutën.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja