Shtohen rastet me diabet, ekspertët:
Sëmundja po prek edhe 10-vjeçarët

Shtohen rastet me diabet, ekspertët:<br />Sëmundja po prek edhe 10-vjeçarët
TIRANË - Me 70 mijë të prekur zyrtarisht sëmundja e diabetit ka marrë përmasat e një epidemie në vendin. Por ekspertët mendojnë se jo vetem realisht numri i të prekurve është shumë i madh, por japin alarmin se nga diabeti tashmë vuajnë edhe 10-vjeçarët. Dhe për këtë ata fajësojnë stilin e jetesës. 

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pranishëm në konferencën kombëtare për komplikimet që jep diabeti në shikim, të organizuar nga Shoqata e Diabetit në Shqipëri dhe shërbimi i Okulistikës së QSUT, vuri theksin se verbimi nga diabeti është plotësisht i parandalueshëm nëse kapet në kohë.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Beqaj, paketa e kontrollit mjekësor falas për grupmoshën 40-65 vjeç, që do të ndihmojë në evidentimin e nën-grupeve të popullatës me risk të lartë duke u bërë kështu barrierë parandaluese për shumë sëmundje kronike, midis tyre, edhe ndërlikimet e diabetit.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024