Tirane- Është miratuar me ndryshime projektbuxheti i shtetit për vitin 2024, i cili do të jetë në vlerën 7 miliardë euro, të ardhurat do të arrijnë 6.5 miliardë euro dhe defiçiti buxhetor do jetë afro 600 milionë euro.
Ndërkohë janë rrëzuar të gjitha amendamentet e bëra nga Partia Demokratike. Komisioni i Ekonomisë me dakordësi të Ministrisë së Financave ka shtuar fondet për 19 institucione me vlerë mbi 1.3 miliardë lekë, si dhe janë shtuar në institucionet publike 63 punonjës të rijnë.
Institucionet e drejtësisë, burgjet dhe siguria kibernetike kanë marrë më shumë fonde shtesë, sesa ishte parashikuar fillimisht në projektbuxhet.
Në këtë projektbuxhet janë parashikuar rreth 1.2 miliardë euro investime publike, ku përfshihen edhe 70 milionë euro që do të përdoren për procesin e rindërtimit.
Për pensionistët në vitin 2024, është parashikuar indeksimi i pensionit në muajin tetor si dhe bonusi i fundvitit, me vlerë totale 77 milionë euro.
Reforma e pagave në sektorin publik do të marrë 110 milionë euro në vitin që vjen, me qëllim që paga mesatare në sektorin publik të arrijë në 900 euro. Kurse borxhi publik përllogaritet në vlerën 14. 3 miliardë euro.
Projektbuxheti i miratuar me ndryshime në komisionin e Ekonomisë, do të kalojë në diskutim dhe miratim përfundimtar në seancën plenare më 7 dhjetor 2023.
-Gjykatës së Apelit + 105 milionë lekë
-KLP + 5 milionë lekë
-Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë +21.5 milionë lekë
-Gjykata Kushtetuese +35 milionë lekë, shtohen edhe 6 punonjës
Prokuroria e përgjithshme + 50 milionë lekë
-SPAK + 320 milionë lekë
-KPA shtohen 6 punonjës 5 milionë lekë
-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 2.4 milionë lekë
-Komisionerët publik 1.5 milionë lekë
-Kuvendit i shtohen 12 punonjës dhe i shtohen shpenzimet me 130 mln lekë
-Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, shtohen 20 punonjës dhe buxheti rritet me 100 mln lekë
-AKSHI, shtohen 12 punonjës
-Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike +320 mln lekë për të rritur sigurinë kibernetike
-ILDKPKI + 48 milionë lekë
-Komisioneri për të drejtat e Informimit + 24 milionë lekë
-Instituti i studimit dhe pasojave të komunizmit +3 milionë lekë
-Autoriteti për të Drejtën e Informimit në ish-sigurimin e shtetit + 13.8 milionë lekë
-Avokati i Popullit shtohen 7 punonjës
-Komisioni i Prokurimit Publik + 15 mln lekë
-Drejtoria e përgjithshme e burgjeve +100 mln lekë për uniformat dhe ushqimet për të burgosurit e paraburgosurit
Totali i shtesave në buxhet 1.3 miliardë lekë