TIRANE- Në më pak se 24 orë, regjistrohen 10 raste të reja me virusin pandemik AH1 dhe 8 raste me AH3. Instituti i Shëndetit Publik, i cili mbledh çdo ditë raportimet nga të gjithë spitalet e vendit bën të ditur se në laboratorët e tyre janë ekzaminuar 611 mostra të dyshura, nga të cilat për 100 raste është konfirmuar se janë prekur nga virusi i gripit.
 
Ndërkohë që 17 persona të prekur nga virusi i gripit pandemik AH1 dhe ai AH3 kanë paraqitur me probleme të rënda respiratore.
 
Sa i përket situatës së virusit sezonal spitalet nga i gjithë vendi raporton 16 500 persona të prekur çdo javë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, këto shifra tregojnë se e kemi kapërcyer pragun epidemik dhe qarkullim me intensitet mesatar të virusit të gripit në vend.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)