Shtrëngimi i masave anti-COVID, nga sot zgjatet ora policore, fillon në 23:00! Të gjitha masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik

Shtrëngimi i masave anti-COVID, nga sot zgjatet ora policore, fillon në 23:00! Të gjitha masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik

Foto ilustruese

Duke nisur nga dita e sotme shtrëngohen masat anti-COVID në vendin tonë, si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend, me rritjen e rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spitale.

Nga sot ora policore do të zgjatet duke filluar në 23:00 deri në 06:00, jo më në 24:00.  Nga data 6 shtator masa të reja do të aplikohen dhe në pikat kufitare të Shqipërisë, ku qytetarët duhet të plotësojnë 3 kushte. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ brenda 72 orëve ose provë që kanë kaluar COVID.  Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. 

Vaksina është bërë me detyrim për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët! Këto grupe duhet ta kenë marrë vaksinën brenda datës 30 shtator, kohë kur është parashikuar edhe nisja e procesit mësimor për vitin e ri shkollor.  Vendimet u njoftuan në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Të gjitha masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:
-    Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.
-    Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1.    Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 
2.    Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 
3.    Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. 
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. 
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. 

-    Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. 

-    Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët. 

-    Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania. 

-    Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik. 
-    Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.

-    Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve. 

-    Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. 

-    Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara  në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Varianti delta kërcënim, 'frikësohen' qytetarët, vendosin maskat anti-COVID edhe në rrugë

 

Në një kohë ku varianti delta përbën një kërcënim dhe po përhapet me shpejtësi, qytetarët i janë rikthyer maskave anti-COVOD edhe në ambientet publike.

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi edhe masat e reja, të ndërmarra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend.

Qytetarët, tashmë në dijeni për rrezikun e madh që po kanos vendin, dhe të "frikësuar" për situatën kanë vendosur të mbajnë maskën edhe gjatë shëtitjes, rrugës për punë si dhe në çdo ambient publik.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë