Departamenti amerikan i Shtetit thotë se një defekt kompjuterik do të vonojë pasaportat dhe vizat që jepen nga ambasadat amerikane në mbarë botën. Zyrtarët në Uashington thonë se difekti që u zbulua të shtunën, mund t'i lerë në pritje miliona njerëz që duan të marrin dokumente udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit, Marie Harf, tha se problemi ka prekur të gjitha vendet e botës dhe jo ndonjë vend të veçantë, dokumente apo kategori specifike vizash. Ajo tha se problemi i krijuar do të pezullojë dhënien e pasaportave amerikane, vizave dhe raporteve për amerikanët e lindur jashtë vendit.

Departmenti Shtetit po punon për ta korrigjuar këtë problem, por nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar se kur mund të zgjidhet problemi.
 
(Zëri i Amerikës)

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)