Shtyhet edhe tre javë afati, SPAK-u ngrihet pas zgjedhjeve

Shtyhet edhe tre javë afati, SPAK-u ngrihet pas zgjedhjeve

TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me 10 vota pro shtyrjen me tre javë të ngritjes së SPAK-ut. Afati për të bërë kontrollin ishte 45 ditë, por duket se është e pamundur që ky proces të kryhet në kohë për 23 kandidatët. Kjo ka bërë që KLP-ja të shtyjë edhe me tre javë procesin për të kontrolluar prokurorët, që rrjedhimisht i bie të shtyhet edhe ngritja e institucionit, që ishte parashikuar para zgjedhjeve, por tashmë do të mbetet pas 30 qershorit.

Përfaqësuesit e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS, do të marrin në pyetje kandidatët për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të aftë dhe me integritet.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme janë marrë edhe disa vendime të tjera, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Është miratuar me shumicë votash projekt-vendimi për rregulloren "Për pagesën e prokurorëve jashtë orarit zyrtar", jo më shumë se 200 orë/vit. Janë miratuar me shumicë votash projekt-aktet e vlerësimit për 3 prokurorë; Behar Dibra, Shkëlzen Cena dhe Klodian Braho.

Janë bërë verifikime të hollësishme për të kaluar në vetting. Shkëlzen Cena dhe Klodian Braho janë kandidatë për SPAK-un. Gjithashtu është miratuar me shumicë votash projekt -akti për angazhimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në veprimtari jashtë funksionit (mёsimdhёnie).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ELA: 13/05/2019 15:10

    e shtyjne me shpres dhe udhezime nga Ilir META,

    Përgjigju
  • agim: 13/05/2019 14:11

    Shtyne e bejani mutin si gjere tani,.reforme per 8 vjet,sikur po mbajme boten,mashtrim shume i sterholluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja