Jo më komandime pa garë, prokurorët drejtues me konkurs, ja rregullorja e miratuar nga KLP

Nëse një prokurori, deri më sot, varej nga votimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ose firma e kryeprokurorit për t’u bërë drejtues, nga nesër pritet ta ketë vetë në dorë. Report Tv siguron një draft të KLP-së në të cilin thuhet se prokurorët që kërkojnë të bëjnë karrierë në bazë të meritokracisë do duhet t’i nënshtrohen një gare me konkurrim.

Rregullorja e miratuar nga KLP u heq të drejtën anëtarëve të KLP-së të bëhen drejtues tre vite pasi janë larguar si anëtar këshilli.

Gara konsiston në disa faza kualifikimi ku ndër kushtet kryesore duhet që të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë; të mos ketë masë disiplinore në fuqi; të mos ketë qenë anëtar i Këshillit në tre vitet e fundit; të ketë ushtruar funksionin jo më pak se 7 vjet, gjatë së cilës periudhë, të paktën 4 vjet në të njëjtën shkallë, duke përfshirë edhe përvojën si magjistrat i  komanduar.

Një drejtues prokurorie nuk mundet që sipas kësaj rregullore të shkojë drejtues nga një qark në tjetrin apo një prokurori në tjetrën, por në momentin e shpalljes të jetë prokuror i prokurorisë, pranë së cilës ndodhet pozicioni i lirë i drejtuesit.

Aktualisht drejtuesit e prokurorive në vend përjashto SPAK, prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit janë të komanduar me caktim të përkohshëm duke u rinovuar çdo tre muaj nga KLP.

Por me këtë rregullore të miratuar nisur nga muaji dhjetor kur mbarojnë edhe caktimet e fundit bërë nga KLP në shtator, prokurorët do të garojnë mes tyre për t’u bërë drejtues në prokuroritë e rretheve.

Kushtet për kandidim për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit të prokurorisë

Në procedurën e ngritjes në detyrë në pozicionin e drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, mund të kandidojnë prokurorët që përmbushin kushte ligjore si më poshtë:

a) të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë;

b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) të mos ketë qenë anëtar i Këshillit në tre vitet e fundit;

ç) të ketë ushtruar funksionin jo më pak se 7 (shtatë) vjet, gjatë së cilës periudhë, të  

paktën 4 vjet në të njëjtën shkallë, duke përfshirë edhe përvojën si magjistrat i  komanduar;

     d) Në momentin e shpalljes të jetë prokuror i prokurorisë, pranë së cilës ndodhet                

         pozicioni i lirë i drejtuesit. Ky kusht nuk zbatohet në rast se në atë prokurori, dy  

         muaj para dhe deri në tre muaj pas mbarimit të mandatit të drejtuesit, ka pozicione  

         që bëhen të lira në mënyrë të përhershme;

   dh) të jetë kandidimi i tij i parë në pozicionin e drejtuesit të asaj prokurorie.

KREU III

KUALIFIKIMI

Neni 9

Kualifikimi i kandidatëve

1. Jo më vonë se 7 ditë, nga përfundimi i afatit të kandidimit, Komisioni kryen një vlerësim paraprak të të gjithë prokurorëve të interesuar, për të përcaktuar nëse ata i plotësojnë kushtet kualifikuese të parashikuara nga germat a dhe b, e nenit 7 ose  germat a, b dhe c, të nenit 8 të kësaj rregulloreje. Pas kësaj faze, procedohet me verifikimin e plotësimit të kritereve të përvojës profesionale minimale, parashikuar nga germat ç, d, dhe dh, të nenit 8 të kësaj rregulloreje. Në rast se prokurori i interesuar nuk plotëson një nga kriteret kualifikuese, nga ana e Komisionit nuk vijohet me verifikimin e kushteve të përvojës minimale profesionale.

2. Kryetari i Komisionit raporton në mbledhjen e radhës së Këshillit, rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidatëve.

3. Këshilli miraton listën me emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet sipas pikës 1 të këtij neni.

4. Për kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore sipas pikës 1 të këtij neni, Këshilli merr vendim për fillimin e procedurës së verifikimit dhe Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale kryen procedurat për verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës sipas parashikimeve të pikave 2 deri në 7, të nenit 32, të Ligjit për statusin dhe Vendimit Nr. 171, datë 27.09.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Rregullore për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin, emërimin si magjistrat dhe caktimin në pozicion të kandidatëve për prokurorë, si dhe për zhvillimin e karrierës së prokurorëve”.

5. Pas përfundimit të verifikimeve sipas pikës 4 të këtij neni, Këshilli vendos lejimin e kandidatit prokuror dhe vijimin e procedurës së mëtejshme të ngritjes në detyrë ose ndalimin e kandidatit prokuror dhe përjashtimin e tij nga procedura e ngritjes në detyrë .

SEKSIONI III

HAPAT, KRITERET DHE PËRPARËSITË NË RENDITJEN E KANDIDATËVE

KREU I

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

Neni  10

Hapat, kriteret dhe përparësitë për renditjen e kandidatëve për ngritjen në detyrë  në pozicionin e drejtuesit

1. Procesi i renditjes së kandidatëve për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit të prokurorisë zbatohet nëpërmjet kryerjes së hapave të mëposhtme:

a) zbatohet fillimisht kriteri i nivelit të dy vlerësimeve të fundit etike dhe profesionale;

b) në rast të kandidatëve me nivele të barabarta vlerësimi, sipas shkronjës “a”, zbatohet skema e pikëzimit për renditjen e tyre, në bazë të kritereve përbërës të vlerësimit të posaçëm, sipas Aneksit nr. 1;

c) Në rast se edhe pas vlerësimit të bërë sipas germës “b” ka më shumë se një kandidat me pikë të barabarta, zbatohet kriteri i përvojës profesionale specifike, që kërkohet për pozicionin e lirë;

ç)  Në rast se edhe pas vlerësimit të bërë sipas germës “c” ka më shumë se një kandidat me nivel të barabartë vlerësimi, zbatohet kriteri i vjetërsisë si magjistrat.

2. Hapi pasues i renditjes ndiqet vetëm nëse në përfundim të hapit paraardhës nuk arrihet të bëhet renditja e kandidatëve me rezultate të njëjta më të larta.

KREU II

HAPI I PARË, KRITERET DHE PËRPARËSITË E RENDITJES SË KANDIDATËVE

Neni 11

FAZA 1, Përparësitë e renditjes sipas dy vlerësimeve të fundit etike profesionale

1. Renditja e kandidatëve bazohet në vlerësimin krahasues të niveleve të dy vlerësimeve të fundit etike dhe profesionale. Kandidati me nivelet më të larta të vlerësimit etik dhe profesional, renditet më lart.

2. Në rastin e kandidatit të komanduar në një institucion brenda sistemit të drejtësisë, niveli i vlerësimit etik dhe profesional nga ky institucion, njihet si nivel vlerësimi edhe në kuptim të këtij Vendimi, duke mbajtur në konsideratë në këtë rast nivelet e vlerësimit sipas ligjit të posaçëm të institucionit të sistemit të drejtësisë dhe nivelet e vlerësimit sipas sistemit të kohës për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve.

3. Në rastin kur kandidatit të komanduar nuk i është bërë vlerësim etik dhe profesional nga institucioni i sistemit të drejtësisë, atëherë ai vlerësohet për aftësitë profesionale si kandidati jogjyqtar në Gjykatën e Lartë, sipas parashikimeve të nenit 49, të Ligjit për statusin.

Neni 12

FAZA 2, Përparësitë e renditjes sipas skemës së pikëzimit

1. Në rast se edhe pas zbatimit të përparësive sipas pikës 1 të këtij neni, ka më shumë se një kandidat me nivele të barabarta të dy vlerësimeve të fundit, për renditjen e tyre zbatohet skema e pikëzimit, në bazë të kritereve përbërës të vlerësimit të posaçëm sipas kësaj rregullorje dhe Aneksit 1.

2. Skema e pikëzimit zbatohet veçmas për secilën procedurë ngritje në detyrë në pozicion drejtuesi, për të cilën kandidatët po konkurojnë.

3. Kriteret e skemës së pikëzimit përfshihen në Aneksin  1.

4. Skema e pikëzimit, në përputhje me pikën 3 të këtij neni, bazohet në analizën krahasuese sasiore dhe cilësore të nivelit të kritereve përbërës të vlerësimit të posaçëm, sipas Aneksit 1.

Miratimi i kritereve e ngritjes në detyrë në pozicionin e drejtuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hcfjjcj: 26/09/2020 11:22

    Sh lajm me nivel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës