Shtyhet armëpushimi, por luftimet në Sudan nuk ndalen

Pavarësisht dakordësisë për të shtyrë me 72 orë armëpushimin, lufta në Sudan vazhdon. Në deklaratën më të fundit, forcat paraushtarake akuzuan ushtrinë për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit duke kryer sulme ajrore në bazat e saj, ndërsa në kryeqytetin Khartoum raportohen ende luftime të ashpra.

Armëpushimet e shumta të shkurtra nuk i kanë ndalur luftimet, por ato kanë krijuar mundësi për evakuimin e mijëra qytetarëve dhe ikjen në zona të sigurta të dhjetëra mijëra sudanezëve. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka konfirmuar se një aeroplan evakuues gjatë operacionit të shpëtimit u qëllua, fatmirësisht pa vitkima viktima.

Ushtria sudaneze dhe forcat paraushtarake akuzuan njëra tjetrën për këtë sulm. Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar më shumë se 1,500 njerëz nga Sudani që nga e marta kur filloi armëpushimi i parë 72-orësh. Të premten, në ditën e katërt të operacionit të evakuimit, katër avionë transportues ushtarakë pritet të evakuojnë edhe më shumë britanikë.

Qytetarë nga vende të tjera, përfshirë Amerikën, Kanadanë dhe Australinë, po fluturojnë gjithashtu në Qipro për të zhvilluar operacionet e shpëtimit. Në pothuajse dy javë luftime midis ushtrisë dhe një grupi rival paraushtarak kanë mbetur të vrarë të paktën 512, ndërsa afro 4200 janë plagosur. Luftimet po shkatërrojnë kryeqytetin e Sudanit dhe rrethinat e tij, i cili deri vonë kishte një popullsi prej rreth 10 milion,  duke i lënë njerëzit pa furnizime me ushqim, ujë dhe karburant.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg