Shtyhet data e zgjedhjeve, Kume:
25 Qershori, lehte per ta dekretua

Shtyhet data e zgjedhjeve, Kume:<br />25 Qershori, lehte per ta dekretua
TIRANE- Në propozimin e David Mc Allister parashikohet që zgjedhjet të mbahen më 16 Korrik.

Ndërsa palët po diskutojnë ende rreth kësaj date, ajo që dihet tashmë është se 18 Qershori e dekretuar nga Presidenti Nishani ka rënë. 

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, i ftuar në studion e Report Tv, u shpreh se zgjedhjet parlamentare duhet të zhvillohen sa më larg 18 qershorit, në mënyrë që Kuvendi të ketë kohën e duhur për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. 

"Unë mendoj se zgjedhjet duhet të jenë sa më larg 18 qershorit, në mënyrë që Kuvendi të mos prodhojë produkte me trysninë e orëve. Prandaj, mund të shkohet deri në fillim të shtatori", u shpreh Kume. 

Konstitucionalisti theksoi se nëse zgjedhjet caktohen në 25 qershor, e diela e fundit e qershorit dhe afatit që përcakton Kodi për zgjedhjet, atëherë mjafton  një ridekretim nga Presidenti dhe një dispozitë e përkohshme në Kodin Zgjedhor. 

"Nëse bihet dakord që zgjedhjet të bëhen të dielën e fundit të qershorit, 25 qershor, kjo nuk kërkon asgjë, veçse një dekret të Presidentit. Pas kësaj, duhet që të votohen ndryshimet te Kodi Zgjedhor, përmes një dispozite të përkohshshme të cilat të hapin derën për të regjistruar partitë e tjera. Kjo varet si do të trajtohet në tavolinë. 

Për një datë pas 30 qershorit, kjo datë mund të jetë maksimumi deri të dielën e parë të shtatorit, pa shkuar në 11 shtator që është dita e fundit e mandatit të këtij Kuvendi. Do të duhet ndërhyrja në Kodin dhe periudha 30 qershor si afati i fundit të shtyhet në 30 korrik, ose 30 gusht, dhe kjo mundëson që zgjedhjet të behën në 16 korrik, 30 korrik, por me një dakordësi të sforcuar mund të bëhen edhe në tre shtator, ose të dielën e parë përpara datës 9 shtator",
 theksoi Kume

Ekspertët: Marrëveshje për ndërhyrje në Kod
Ekspertët shprehen se Kushtetuta dhe ligjet shqiptare nuk kanë asnjë parashikim për rastet kur mund të shtyhet data e Zgjedhjeve. Por as Presidenti, por as KQZ përmes Kodit Zgjedhor nuk kanë tagër të vendosin për një tjetër datë.

Konstitucionalistët mendojnë se i vetmi instrument që mund të vendosë për një datë tjetër zgjedhjesh është Parlamenti përmes një marrëveshje të gjerë politike duke ndërhyrë në Kushtetutë.

Aktualisht jemi në kushtet kur palët kanë një dakortësi për të diskutuar një tjetër datë duke iu referuar Paketës ‘Mc Allister+’.

Nuk ka asnjë zgjidhje ligjore për këtë. As Presidenti nuk e gjen dot bazën ligjore për të caktuar datën tjetër. Pra nuk ka ligj për këtë. E vetmja zgjidhje është esktraligjore. Sepse as Nishani as Meta nesër nuk gjejnë dot bazë ligjore për këtë. E vetmja zgjidhje është që n.q.s bien listat, Presidenti, ose Nishani ose Meta, apo të dy bashkë të detyrojnë partitë të bëjnë një marrëveshje politike”, sqaron Çlirim Gjata duke shtuar më tej se, “E vetmja zgjidhje është kompromisi politik, vajtja në seancë të jashtëzakonshme në Parlament për miratimin e Kodit Zgjedhor. Pastaj sesi arrihet tek kompromisi politik, kjo është lojë politike pastaj. Unë jam jurist, është aritmetikë”.
 
Një sqarim e bën dhe Kristaq Kume. Sipas tij në çdo rast duhet ndërhyrja në Kushtetutë.
Nëqoftëse do të bihet dakort që zgjedhjet pas kësaj të bëhen jo përpara shtatorit të ardhshëm, por dhe pas datës 9 Shtator, por dhe pas kësaj date, datë kur mbaron mandati i Kuvendit aktual duhet të ndërhyhet në Kushtetutën e Shqipërisë. Mund të ndërhyhet jo në një mënyrë, por në disa. Mundet ose të ndërhyhet duke vendosur një dispozitë të përkohshme që rregullon këtë problem, sepse kemi precedent të këtij lloji në Kushtetutën e vendit tonë, ose mund të gjendet zgjidhje tjetër, po prapë në Kushtetutë. Por nëse partitë bien dakort në tavolinë, çdo zgjidhje vjen duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë.  Nqs duhet ndërhyrë në Kodin Zgjedhor duhet shumicë e cilësuar, nëse duhet në Kushtetutë duhen më shumë sic është parashikuar. Por për mendimin tim nuk është problemi bëhet ose jo një shumicë e tillë, sa kohë që zgjidhja të mos jetë vetëm nga njëri kah, i maxhorancës, por pozitë-opozitë”.

Neni në Kodin Zgjedhor tek nenet mbi Datën e Zgjedhjeve ku nuk flitet në asnjë pikë për rastin e shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

“Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e caktuar me dekret të Presidentit të Republikës.

Neni 8
Periudha zgjedhore Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 të nenit 9 të këtij Kodi.

Neni 9
Caktimi i datës së zgjedhjeve për Kuvendin 1. Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit. Në rast se mandati i Kuvendit përfundon më herët se 30 ditë nga fillimi i periudhës zgjedhore, zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore pararendëse. Për efekt të këtij Kodi, mandati i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij. 2. Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Me vendim të Kuvendit, mbyllja e legjislaturës ose shpërndarja e tij bëhen jo më shpejt se 45 ditë para datës së caktuar për zgjedhjet dhe jo më vonë se 30 ditë para kësaj date. 6 6 3. Në zbatim të pikës 5 të nenit 87 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve jo më vonë se 24 orë pas shpërndarjes së Kuvendit. Zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. Datë e shpërndarjes së Kuvendit është data e votimit të pestë, sipas pikës 5 të nenit 87 të Kushtetutës, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri. 4. Në zbatim të pikës 4 të nenit 96 të Kushtetutës, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, jo më vonë se 24 orë pas votimit të parashikuar në pikën 3 të po atij neni, Presidenti i Republikës dekreton shpërndarjen e Kuvendit dhe cakton datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. 5. Në zbatim të pikës 2 të nenit 104 të Kushtetutës zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. 6. Kur për shkaqe të tjera nga ato të përmendura në pikat 2, 3, 4 dhe 5 të këtij neni Kuvendi vetëshpërndahet, atëherë Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 24 orë pas shpërndarjes së tij. Kuvendi shpërndahet në ditën e votimit të tij për vetëshpërndarje. Zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

Neni 10
Caktimi i datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi. 2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. 3. Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit.  

(d.b/Shqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit