TIRANE – Dëshmitë që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhanë në prokurori në lidhje me skandalin e vjedhjes së parave nga thesari i shtetit, duket se kanë ndryshuar rrjedhën e hetimeve.
Për shkak të provave dhe fakteve të reja, Prokuroria vendosi të shtyjë marrjen në pyetje të Inspektores të Përgjithshmë të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, procedurë e cila ishte planifikuar të bëhej sot në qëlitë e paraburgimit tek 313-a, ku Golemi ndodhet pas masës së arrestit.
Ky fakt konfirmohet për A1 REPORT nga grupi hetimor, ndërsa vetëm një ditë më parë në seancën e marrjes në pyetje në paraburgimin e 302-shit, ishte guvernatori në pritje të shkarkimit, Ardian Fullani që refuzoi të japë dëshminë e tij. Ai tha se më parë duhej të njihej me akuzat dhe provat ndaj tij, ndërsa është vënë në hetim për “shpërdorim detyre” në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë.
Pas “dështimit” të marrjes në pyetje të Fullanit dhe Golemi, ende nuk është vendosur një datë se kur do të pyeten dy zyrtarët e Bankës së Shqipërisë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO