TIRANE - Pas 5 muajsh nga vrasja e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj i ekzekutuar më 12 shtator 2012 nga Ilir Xhakja, sot duhet të zhvillohej seanca e parë gjyqësore por është shtyrë me pretendimin se Andi Duraj, avokati mbrojtës i të pandehurit ishte duke dhënë mësim në një universitet privat.

Me një numër të lartë punonjësish sigurie ka nisur seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Ilir Xhakjas, ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga vetë kryeprokurori i krimeve të rënda Eugen Beçi.

Ilir Xhakja vrau Adem Tahirajan ish-shefin e komisariatit të Shijakut ndërsa polica mundi ta prangos atë disa orë pas ngjarjes së ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Vetë Gjakja ka kërkuar nga trupi gjykues që të mbrohet nga i njëjti avokat që ka pasur në fazën paraprake të hetimeve, dhe në mungesë të tij ka kërkuar shtyrjen e seancës për një datë tjetër.

Trupi gjykues në drejtimin e gjyqtar Bardhyl Dhamo ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur njëkohësisht shtyrjen e seancës për në datë 29 janar dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurin Xhakja.

Pas hekurave mbi këtë ngjarja ndodhet Ilir Xhakja i cili akuzohet se ka qëlluar mbi kryekomisarin, ndërsa për shpërdorim ish-shoferi i Adem Tahirja, Fatmir Hoxha, ndërsa për uniformat blu është ende në kërkim Ledjo Krasnaj nipi i Ilir Xhakjes, i cili ishte shkaktari i konfliktit të 12 shtatorit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)