Tiranë- Subjektet private që duan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit, kanë afat deri më 31 maj 2025 për të aplikuar për të lidhur kontratën e qirasë për përdorimin e hapësirës së plazhit.
Të drejtën për të përdorur hapësirën e plazhit e kanë subjektet private që janë të kategorizuara si: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma dhe “Bllok apartamentesh”, që janë dy ose më shumë apartamente në të njëjtën vendndodhje dhe menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik, që kanë jo më pak se 5 dhoma.
Në vendimin e qeverisë thuhet se faza e dytë e aplikimit të subjektit, për stacion plazhi do të jetë brenda datës 30 prill, nga 30 marsi që ka qenë caktuar në rregullore, pra është shtyrë me një muaj. Faza e parë është ajo e aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit, ndërsa në të dytën saktësohet aplikimi, gjenerohet mandati i pagesës dhe caktohet plan-vendosja përkatëse të stacionit të plazhit.
Aplikimet bëhen online në e-Albania, ndërsa kontrata për dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë stacion plazhi bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe nënshkruhet me afat nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vjet, sipas vendimmarrjes të Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik.
Periudha, brenda të cilës ushtrohet veprimtaria e stacionit të plazhit, është nga 1 maj deri më 15 nëntor të çdo viti.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katër shërbimet e reja doganore ofrohen në e-Albania
28 Janar, 15:28
-
Aksident në Tiranë-Durrës, automjeti tenton të parakalojë, por kamioni e ngjesh pas trafik-ndarëses (VIDEO)
14 Janar, 16:03
-
Bashkia Tiranë hap aplikimet për 1200 kredi të buta! Ja kriteret dhe procedurat për familjet dhe individët në nevojë për strehim
12 Dhjetor 2024, 15:12
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor 2024, 13:01
-
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
17 Shtator 2024, 16:41
-
Risitë e e-Albania, Repishti: Për herë të parë online certifikata e vaksinimit të fëmijëve
9 Shtator 2024, 21:32
-
Kartela e vaksinimit të fëmijëve e aksesueshme në e-Albania
3 Shtator 2024, 13:56
-
Shqipëria rritje me 200% të numrit të pasagjerëve në Rinas për korrikun krahasuar me 2019! Ironizon Rama: Pasqyrë e 'boshatisjes' nga turistët
3 Shtator 2024, 10:13
-
Skënder Minxhozi: Shqipëria dhe sezoni i saj turistik laraman
3 Shtator 2024, 09:28
-
Media italiane “Gaeta.it”: Vizitoni Shqipërinë – perlën e fshehur në Gadishullin Ballkanik
2 Shtator 2024, 15:37
-
Rinasi regjistron një tjetër rekord, mbi 1,2 mln pasagjerë në Gusht dhe 7,2 mln për tetë muaj, ose dyfishi i 2023! Rama u përgjigjet kritikëve
2 Shtator 2024, 15:10
-
Rihapet regjistrimi për nxënësit në klasë të parë dhe klasë të dhjetë, afati deri në 6 shtator
2 Shtator 2024, 10:42