Shtyhet me 2 muaj deklarimit i të ardhurave nga të dy-punësuarit, Ministria e Financave: Kishim ankesa nga qytetarët! Eksperti: Vendimi nuk ishte konsultuar

Shtyrja e afatit me 2 muaj për të gjithë të dy-punësuarit që kanë për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave individuale nga puna vitin e kaluar, për ekspertin fiskal Eduart Gjokutaj ishte vendimi i duhur, pasi që në krye të herës ky ndryshim ligjor ishte i pakonsultuar.

“Nuk është se pati konsultim paraprak me pjesën e të prekurve. Ishte një vendim që më së shumti shprehet nevojat e qeverisë për të bërë disa llogari fiskale nëpërmjet kësaj deklarate. Nga ana tjetër u desh të bëhej një ndërhyrje shumë e fortë ligjore për arsye se kemi të bëjmë me marrëdhëniet e punës të tilla që ndikojnë në kontratat e punës”, pohon eksperti fiskal Eduart Gjokutaj.

Plotësimi dhe dorëzimi i deklaratës sjell edhe rivlerësim te tatimit te paguar për pagat, pasi individi do tatohet për totalin e tyre. Pra, nëse ka marrë gjatë 2020 dy paga prej 30 mijë lekësh nuk ka paguar tatim, ndërkohë me plotësimin e deklaratës ai duhet të paguaj 13% tatim për totalin prej 60 mijë lekësh. Ky ndryshim mund të sjellë edhe rritje të informalitetit, pasi pritet të ketë kërkesë për tu ç’regjistruar nga njëra punë.

“Format e reagimit janë nga më të ndryshmet në varësi të masave që do të ndërmerren dhe një nga ato është edhe strehimi tek informaliteti, por më së shumti unë do të thosha se ata do të përpiqen të bëjnë një shmangie tatimore në mënyrë që të modifikojnë atë barrë që kanë me një kosto sa më të vogël”, sqaron eksperti.

88.950 persona që vitin e kaluar kanë bërë më shumë se një punë kanë afat deri në 30 qershor për të plotësuar deklaratën dhe për të paguar shtesën për tatimin e rivlerësuar. Po ashtu me vendim qeverie edhe njoftimet e gjobave prej 5 mijë lekësh të vendosura deri tani, për personat që nuk e dorëzuan deklaratën deri në 30 prill, do të falen.

Duke qenë se ky ndryshim aplikohet për herë të parë në vend sa i takon të dy-punësuarve, Gjokutaj thotë se deklarata individuale duhet të ishte më gjithëpërfshirëse.

“Unë e gjykoj si një vendim që kishte nevojë që të përshtatej edhe me masa të tjera. Kjo deklaratë të jetë e përpunuar tërësisht që të përfshijë të gjitha të ardhurat e individit, dhe të gjitha shpenzimet e tij. Porsa kohë mbetet tek dy-punësimi kjo e thellon akoma me shumë presionin fiskal ndaj atyre që punojnë dhe natyrshëm i lë të jenë më të lehtësuar shtresat e tjera të individëve”, thotë Gjokutaj. 

Këtë proces që deri më tani e kanë bërë vetëm personat me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, të cilët po ashtu do të kenë afat deri në fund të qershorit për ta dorëzuara deklaratën. Vendimi për shtyrjen e afatit sipas Ministrisë së Financave erdhi pas shumë ankesash nga qytetarët, që ishin të painformuar dhe po përballeshin me gjoba.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje