Shtyhet ndeshja Shqipëri-Izrael?
FSHF: Spekulim pa asnjë bazë reale

Shtyhet ndeshja Shqipëri-Izrael?<br />FSHF: Spekulim pa asnjë bazë reale
Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin e fundit sa i përket takimit Shqipëri – Izrael. Mediat dhe faktorë të ndryshëm ndërkombëtare flasin për shtyrje të takimit, por FSHF-ja është e vendosur se nuk do të ndodhë diçka e tillë. E konfirmuar tashmë dhe nga një shkrim zyrtar në faqen e FSHF-së, mësohet se ndeshja do të luhet në datën dhe orën e caktuar në “Elbasan Arena”.
 
“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit shqiptarë dhe mediat, se ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht, ndeshja Shqipëri-Izrael, do të luhet në “Elbasan Arena”, më datë 12 nëntor, ora 20.45.
 
Çdo lajm tjetër, që ka nisur të qarkullojë në portale të ndryshme për shtyrjen e saj në një datë tjetër, është krejtësisht i pavërtetë dhe pa asnjë bazë reale.
 
FSHF rikonfirmon edhe njëherë tjetër lajmin e djeshëm se ndeshja do të zhvillohet në Elbasan dhe ndërrimi i vendit të zhvillimit të saj është bërë me kërkesë të FIFA-s për arsye sigurie”.
 
“Federata Shqiptare e Futbollit, i kërkon edhe medias që t'i referohet qëndrimit të saj zyrtar, përpara se të publikojë lajme që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Ndërkohë FSHF, njofton sportdashësit se ka nisur procesi i shitjes së biletave për në “Elbasan Arena
”", thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit