Shtyhet për në shtator dasma e
ministrit Veliaj, pritej sot

Shtyhet për në shtator dasma e<br />ministrit Veliaj, pritej sot
Data e sotme ishte parashikuar si dita kur ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të kurorëzohej në martesë me të fejuarën e tij Ajola Xoxa. Por sipas gazetës “Dita” ministri është shprehur kështu për shtyrjen e datës:

“Dasmën do ta bëjmë në fund të verës, sepse si unë dhe Ajola kemi shumë miq që jetojnë jashtë Shqipërie dhe do donim që ata të ishin prezentë dhe në muajin korrik e kishin të pamundur.

Unë kam jetuar rreth 6 vite jashtë Shqipërie dhe Ajola pesë vite, ndaj një pjesë e miqve tanë janë prej kësaj periudhe dhe menduam se do ishte mirë që të ishin pjesë e këtij eventi të jetës sonë.

Dasma do të zhvillohet me miqtë tanë në fund të verës dhe vendi do të jetë sërish Gjirokastra sepse është një qytet që më pëlqen dhe duam të jemi larg zhurmës për të kaluar një fundjavë me miqtë tanë,”-është shprehur Veliaj.

Sipas  mediave arsyeja se përse ministrit Veliaj e ka shtyrë martesën për shkak të impenjimeve dhe projektligjeve të shumta në kuvend.

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot