Shtyhet për më 2 mars
vendimi për Ramush Haradinajn
Arkivë/Të gjitha lajmet për Haradinaj

Shtyhet për më 2 mars<br />vendimi për Ramush Haradinajn<br />Arkivë/Të gjitha lajmet për Haradinaj
Ende asnjë vendim konkret për kreun e AAK Ramush Haradinaj, gjykata në Colmar të Francës vendosi që seanca të shtyhet për në datën 2 mars.
 
Haradinaj doli para gjykatës ku u zhvillua edhe beteja e radhës kundër Serbisë, pasi kjo e fundit ka kërkuar ekstradimin e tij duke e akuzuar për krime lufte.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para trupit gjykues në Francë se është i pafajshëm dhe se në luftën e fundit në Kosovë ka mbrojtur civilët shqiptarë.

Vetë Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërkohet estradimi, "nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë", ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.

Kreu i AAK u arrestua në 4 janar në Francë në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Gjykata në Colmar vendosi që Haradinaj të lirohej me kusht më 12 janar ndërsa ndalimi i tij shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe jo vetëm, ndërsa tensionoi edhe më shumë raportet e Prishtinës me Beogradin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!