Shtyhet sërish Bursa Shqiptare e Energjisë/ APEX Shqipëri-Kosovë, Konfindustria: Shkak interesat e fuqishme politike

Shtyhet sërish Bursa Shqiptare e Energjisë/ APEX Shqipëri-Kosovë, Konfindustria: Shkak interesat e fuqishme politike

Konfindustria e sheh me shqetësim shtyrjen e radhës për fillimin e aktivitetit të Bursës Shqiptare të Energjisë/APEX Shqipëri-Kosovë, e cila është shtyrë për disa muaj të tjerë në vitin e ardhshëm.

Sipas Konfidustrisë, vonesat e tejzgjatura në vite të fillimit të punës së bursës së energjisë lidhen me interesa të fuqishme politike dhe trysni të grupeve të përfituese tregtare të mbajnë të hapur hapësirat të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion në shitje-blerjet e energjisë elektrike.

‘Tregu i transaksioneve të energjisë elektrike në Shqipëri përfaqëson një nga më të mëdhenjtë në ekonominë kombëtare me më shumë se 600 milion euro/vit. Në krizën energjitike në vitin 2022 vetëm vlera e shtesë e financuar nga shteti deri tani ka tejkaluar 400 milion euro.’- shkruan Konfindustria.

Konfindustria nënvizon se në ndryshim nga kompanitë publike të shteteve të BE në Shqipëri shitje-blerjet e energjisë kryhen vetëm nga ndërmjetësa/agjentë privatë, duke lënë hapur mundësitë për korrupsion.

‘Aq më shumë hapësirat thellohen kur mungon Bursa e Energjisë si instrument shtesë i kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete, që nuk kanë bursa energjie në rajon. Humbjet nga kostot shtesë të kompanive publike dhe të përfituara nga të tretët përllogaritet, se mund të shkojnë në mbi 10% të vlerës së përgjithshme të transaksioneve.’- thekson Konfindustria.

Reagimi i plotë
Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e radhës të fillimit të aktivitetit të Bursës Shqiptare të Energjisë/APEX Shqipëri-Kosovë. Bursa duhet të kishte filluar në fund të muajit nëntor 2022, por është shtyrë edhe për disa muaj të tjerë në vitin e ardhshëm. Deri tani janë më shumë, se 4 vite vonesë në fillimin e punës së APEX.

Konfindustria vlerëson, se vonesat e tejzgjatura në vite të fillimit të punës së bursës së energjisë lidhen me interesa të fuqishme politike dhe trysni të grupeve të përfituese tregtare të mbajnë të hapur hapësirat të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion në shitje-blerjet e energjisë elektrike. Bursa do ti kufizonte ndjeshëm mundësitë e mësipërme.

Tregu i transaksioneve të energjisë elektrike në Shqipëri përfaqëson një nga më të mëdhenjtë në ekonominë kombëtare me më shumë se 600 milion euro/vit. Në krizën energjitike në vitin 2022 vetëm vlera e shtesë e financuar nga shteti deri tani ka tejkaluar 400 milion euro.

Në ndryshim nga kompanitë publike të shteteve të BE në Shqipëri shitje-blerjet e energjisë kryhen vetëm nga ndërmjetësa/agjentë privatë, duke lënë hapur mundësitë për korrupsion. Aq më shumë hapësirat thellohen kur mungon Bursa e Energjisë si instrument shtesë i kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete, që nuk kanë bursa energjie në rajon. Humbjet nga kostot shtesë të kompanive publike dhe të përfituara nga të tretët përllogaritet, se mund të shkojnë në mbi 10% të vlerës së përgjithshme të transaksioneve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion