Shtyhet vendimi ndaj Perikli Shqevit
Gjykata: Shprehemi më 1 teto

Shtyhet vendimi ndaj Perikli Shqevit<br />Gjykata: Shprehemi më 1 teto
TIRANE- Gjykata e kryeqytetit shtyn për më datë 1 tetor vendimin ndaj ish-të përndjekurit politik Perikli Shqevi, ku ky i fundit akuzohet nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”.
 
Pas 9 muajve gjykim, kryesuesi i seancës Albert Meçe ka vendosur që pas dëgjimit të palëve, akuzës e mbrojtjes, të shprehet për vendimin ndaj Shqevit, ku nga pretendimet e organit të akuzës gjatë grevës së ish-të përndjekurve, ky i fundit i ka vënë me qëllim flakën shokut të tij Gjergji Ndreca.
 
Kjo akuzë është hedhur poshtë nga vetë i pandehuri i cili asnjëherë s’e ka pranuar këtë version, ndërsa avokati i tij mbrojtës kërkoi nga Gjykata që të për Shqevin të ketë pafajësi.

Seanca është zhvilluar në dhomën penale të Gjykatës së kryeqytetit, ku në janar të këtij viti nisi gjyqi ndaj Perikli Shqevit, i cili pritet të përfundojë pas një jave dhe me vendimin e zbardhur.

vendimi ndaj perikli shqevit
(Foto: Faksimile e Gjykatës për shtyrjen e vendimit ndaj Perikli Shqevit)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania