TIRANE- Zamir Shtylla nga Ministria e Brendshme kalon në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ai ka lënë postin e zv.drejtorit të SHKB në Ministrinë e Brendshme dhe është emëruar Drejtori i Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ose siç quhet ndryshe Antikontrabanda.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Admir Abrijën, që përpara se të zëvendësonte Denion Meidanin djalin e ish-Presidentit Rexhep Meidani, ka qënë Drejtor Kufiri në Gjirokastër dhe për një vit rresht ka mbajtur postin e Drejtorit të Antikontrabandës në dogana. Zamir Shtylla, ish drejtori i kontrollit, hetimit dhe ndjekjes Penale deri më 2010 në Prokurorinë e Përgjithshme, një ndër prokurorët e suksesshëm që kaloi nëpër duar me dhjetëra dosje në vitet e demokracisë, me intesitet më të lartë gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD, ishte në postin e zv.drejtorit të SHKB në Ministrinë e Brendshme.
/Shqiptarja.com